• |
ide | kryesore

Albano Bogdo tha se do hiqte dorë nga aktrimi reagon Turi

Paparazzi, Slider


Ditën e sotme aktori i humorit Albano Bogdo i ka habitur të gjithë teksa në një video të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, ka deklaruar se do të heq përfundimisht dorë nga aktrimi.

Ai tha se për arsye shëndetësore kishte vendosur të largohej nga aktrimi dhe se falenderonte të gjithë personat që e kishin mbështetur gjatë këtyre viteve.

Mirëpo përpara disa minutash ka reaguar edhe moderatori Turjan Hyska për këtë deklaratë të Albanos. Siç dihet Turi është producent i ‘Apartamentit 2XL’ spektaklit në të cilin Albano bën pjesë.

Ai nëpërmjet një postimi në Instastory ka sqaruar se Albano ka qenë duke bërë humor dhe se ai kurrë nuk do të largohet nga aktrimi.

“Mos më shkruani më, ju lutem! Albanos i pëlqen të bëj humor… Do e lër aktrimin kur Jul Deda të mos votojë PD”, ka shkruar Turi .


3 Comments

  1. O Zot! Turjan Hyska producent dhe Albano aktor(?!) cfare behet ne Shqiperi… Nivel medioker ne nivelet me te uleta te artit shqiptar.

    1. Po mo Martin ai eshte producent i shume emisioneve ne Vizion … kete e dine shume njerez, te pelqen apo jo ty, dhe ai producenti eshte i talentuar ne 15 vjet ne treg dhe nuk i mungon edhe kultura dhe niveli akademik, i uroj vetem suksese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *