• |
ide | kryesore

Ndahet pas 2 muaj lidhje Emma Watson dhe Chord Overstreet

Paparazzi, Slider


Emma Watson dhe Chord Overstreet i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 6 muajsh.

“The Sun” raporton se çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe Emma madje e ka fshirë Chord nga Instagrami i saj.

Ylli i filmit “Harry Potter” dhe Chord u takuan në fund të vitit të kaluar pak pasi Emma i dha fund lidhjes 2-vjeçare me menaxherin e teknologjisë William Knight.

Për herë të parë ata u fotografuan rreth dy muaj më parë, teksa shëtisnin dorë për dore në rrugë.

Emma, ??27 vjeç, dhe Chord, 29 vjeç, u panë bashkë në festën e “Vanity Fair Oscars” në orët e vona të darkës bashkë me një grup miqsh.

Ata kaluan shumë kohë së bashku në Los Anxhelos dhe u fotografuan disa herë para disa muajsh.

“Por gjërat thjesht nuk kanë funksionuar mes tyre dhe ata janë të dy beqarë përsëri”, raporton burimi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *