• |
ide | kryesore

Radha e vettingut, dy gjyqtarë dhe një prokuror kalojnë në sitë

Lajme, Të fundit


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të vijojë seancat dëgjimore në datat 1, 4 dhe 5 qershor. Në sitën e vettingut pritet të kalojë Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, seanca dëgjmorë e të cilës do të zhvillohet në datën 1 qershor në orën 10:00. Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Në 4 qershor do të mbahet seanca dëgjimore për Anila Lekën, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Trupa Gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli , Roland Ilia, Suela Zhegu.

Ndërsa në 5 qershor procesit të vettingut do ti nënshtrohet Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Trupa Gjykuese do të jetë e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *