• |
ide | kryesore

Tiziano Ferro dhe Timberlake së shpejti në një bashkëpunim

Paparazzi, Slider


Tiziano Ferro ka nisur punën për albumin e ri, që pritet të dalë në vjeshtën 2019, dhe këtë po e bën me producentin dhe autorin amerikan Timbaland, i cili është vlerësuar se arrin të ndërthurë popin me tinguj të zhanrit urban.

Timbaland ka bashkëpunuar me këngëtarë të njohur si Justin Timberlake, Madonna, Rihanna, Beyonce e Jay-Z. “Ka qenë gjithnjë idhulli im”, – deklaroi këngëtari italian.

Ende nuk dihen detaje rreth albumit, por është konsideruar si ai që do të jetë pika e kthesës në karrierën shumëvjeçare të Ferros.

Në një postim në “Facebook”, përkrah fotos me Timbaland, Tiziano Ferro shkroi: “Jeta është më bujare nga sa imagjinon. Është idhulli im. Është nder të punosh me të për albumin e radhës”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *