• |
ide | kryesore

Fansat hedhin dyshime: Meghan Markle shtatëzanë

Paparazzi, Slider


Dasma e Meghan Markle dhe Princ Harry-t ishte eventi i vitit dhe tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Mirëpo menjëherë pas dasmës kanë nisur thashethemet se Dukesha e Sussex-it është shtatzënë.

Sipas “Closer”, fansat e familjes mbretërore mendojnë se Meghan është shtatzënë, madje sipas tyre ka qenë para se të organizohej dasma. Por cilat janë disa nga arsyet që i bënë fansat e familjes mbretërore që të mendojnë se Meghan është shtatzënë?

Sipas tyre, së pari Meghan në ceremoninë e kurorëzimit dhe në festën e organizuar zgjodhi të vishte dy fustane të cilët nuk i puthiteshin pas trupit.

Së dyti fansat thanë se Meghan dhe Princ Harry u dukën shumë të qeshur në ceremoninë e kurorëzimit, dhe në një moment sipas tyre, ata i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit fjalën “fëmijë” në altar.

Së treti u shty muaji i mjaltit që çifti kishte menduar ta fillonte menjëherë pas ditës së dasmës. Ata thanë se largimi i tyre u shty për shkak të ditëlindjes së Princit Charles.

Së katërti, në ditëlindjen e Princit Charles, që ishte dhe dalja e saj e parë si dukeshë, Meghan veshi një fustan që gjithashtu nuk i puthitej tek barku.

Ende nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, por fansat kuriozë të familjes mbretërore janë gjithë sy e vesh për të kapur çdo detaj të mundshëm që i bëjnë të besojnë se kjo mund të jetë e vërtetë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *