• |
ide | kryesore

Jenna Dewan: “Jeta ime pas divorcit me Channing Tatum”

Paparazzi, Slider


Pothuajse nëntë vjet martese, Jenna Dewan dhe Channing Tatum, çifti që i kemi menduar se do të ishin përgjithmonë bashkë, njoftuan ndarjen e tyre në muajin prill. Në një intervistë ‘Harper BAZAAR’ Dewan afirmon marrëdhënien e saj dhe Tatum dhe tregon gjendjen e saj pas martese.

Dewan cilësoi se është duke e jetuar jetën në mënyrën më të mirë, por ajo që ka rëndësi për të është vajza që ata kanë bashkë, Everly. “Ne takohemi dhe bashkëpunojmë për të e të ardhmen e saj. Ne jemi shumë pozitiv së bashku, duke u përpjekur të jemi prindërit më të mirë për Everly-n.E mbështesim njeri-tjetrin.”

Ndërsa në lidhje me Tatum ajo u shpreh kështu: “Ndjej një ndjenjë gëzimi, lirie dhe emocioni, vërtet, jam gati për një kapitull të ri në jetën time dhe nuk kam asnjë lidhje me atë se si do të duket në sytë e të tjerëve.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *