• |
ide | kryesore

Valutat në pikiatë/ Ekspertët: Njerëzit po konvertojnë kursimet nga euro në lekë

Lajme, Të fundit



Valutat janë nënçmuar përkundrejt lekut në tregun vendas. Monedha e përbashkët europiane shënoi sot një rekord të ri të ulët duke u këmbyer në kuotën e 126.28 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro është nënçmuar nga dje me 0.2 pikë. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i vitit 2009.

Zhvlerësim të fortë ka pësuar edhe dollari amerikan. Pas një rritje të fortë gjatë ditës së djeshme, ku dollari u çmua me 1.17 lekë, sot u këmbye në nivelin e 108.79 lekëve, apo rreth 0.83 pikë më pak se një ditë më parë.

Dollari ka reflektuar zhvillimet më të fundit nga tregjet ndërkombëtare, ku inflacioni në Gjermani dhe qetësimi i situatës në Itali, bëri që euro të stabilizohet në bursat ndërkombëtare. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, ecuria e këmbimit të monedhës së gjelbër dhe lekut vendas është reflektim i ecurisë  së nivelit të këmbimit të dollarit dhe euros në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa për sa i përket ecurisë së kursit të këmbimit të euros me lekun, ata argumentojnë se është reflektim i faktorëve në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Sipas ekspertëve arsyeja kryesore e nënçmimit të shpejtë të euros, e cila brenda dy ditëve është nënçmuar me gati gjysmë pike, vijon të mbetet oferta e lartë në valutë dhe ndërkohë që leku në qarkullim vijon në normalitet.

Oferta e lartë në valutë pati si burim kryesor prurjet nga aktivitetet e jashtëligjshme, ndërsa aktualisht po ndikohet edhe nga prurjet e turistëve të huaj. Ndryshe nga sa më parë sezoni turistik zgjat përtej tre muajve qershor-gusht.

Një tjetër faktor ka qenë konvertimi i kapitalit të bankave nga euro në lekë, që ka ndikuar në rënien e fortë afatshkurtër.

Ndërkohë aktorët kryesorë të tregut thonë se tendenca rënëse e euros do të vijojë. Në dobësimin e euros gjatë verës do të ndikojnë flukset e turistëve nga Kosova, pas përfundimit të Muajit të Ramazanit dhe ardhjet e emigrantëve gjatë muajit gusht.

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se një tjetër faktor që kanë konstatuar është tendenca për të konvertuar kursimet nga euro në lekë, teksa kanë frikë se euro do të vazhdojë të zhvlerësohet. Një dukuri e tillë është konstatuar dhe në sistemin bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në prill, në raport me muajin e mëparshëm kursimet në valutë, që në pjesën dërrmuese janë në euro, ranë me 1.3%, ose gati 7 miliardë lekë, duke zbritur në 516 miliardë lekë. Këtu ka ndikuar dhe zhvlerësimi i monedhës së përbashkët, e cila sipas kursit zyrtar këmbehej me 131.26 lekë në mars dhe 129.27 lekë në prill. /monitor

 



5 Comments

  1. Njerëzit po konvertojnë kursimet nga euro në lekë?????? Ku ti gjeje eurot mileti ? Ketij populli edhe leckat e dyshekut jua ka marre i gjati , breke ne bythe nuk po i le me taksa ky i fiqeve me kompani . Nga ti pjellin eurot ?
    JANE LEKE DROGEEEEEEEE

  2. Keta ekspertet tane, cfare thone sot, nuk thone neser. Asnjeri nuk e njeh situaten, as fenomenin. Gabojne per dite. Nuk bejne nje analize, se nuk dine ta bejne.

  3. Vetem dicka desha te theksoj…kush eshte ai qe ne kohe te gjate e shikon veten me kursime ne leke…Te gjithe flasin me Eur apo USD..Keto budallalleqe qe shkruhet nuk kane b…te rrine..Nejse e gjithe kjo me duket si manover e qeverise qe te bleje eur ne kembim te pak lekeve sepse borxhi u rrit dhe Borxhi eshte ne Eur

  4. Me pas Lek vetem Euro do te kisha ble !!! Thuajuni ekspertave ti thojne atyne qe ju kane pagu me ba nje lajm te tille ! Euro sot blihet lire e shitet ne dimer me shtrejte !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *