• |
ide | kryesore

Reagon vajza që dhunoi Baby Gee: Je gënjeshtare

Paparazzi, Slider


Këngëtarja shqiptare Baby Gee publikoi në Instagramin e saj disa foto ku dukej e dhunuar me disa plagë në kokë. Fotos i bashkangjiti edhe një shkrim ku denonconte shoqen e saj Blerta Gashi për sulmin ndaj duke e konsideruar si një djall dhe duke e qujatur të turpshme veprimin e saj. Vajzat duhet ta mbështesin njëra-tjetrën dhe jo ta dhunojnë shkrunte ajo.

Por ka ardhur edhe reagimi i Blerta Gashit e cila ka dhënë versionin e saj duke hedhur poshte ato çfarë ka shkruar BabyGee. Ajo në Instastoryn e saj shprehet se :

“Policia dhe të gjithë e din se cfarë aktoreje e mirë je ti dhe sa mirë i mashtron njerëzit por e vërteta do të dalë shpejt. Nuk e kuptoj se si njerëzit mund të gënjejnë dhe të bëjnë rolin e viktimës në këtë mënyrë, turp të kesh.”

“Unë nuk mund të qëlloj dikë që nuk më ka qëlluar më përpara gënjeshtare, dhe nuk kam arsye të jem xheloze për ty. Je e parrespektueshme për mua dhe për familjen time.”

“Si mund të gënjesh në këtë mënyrë dhe të thuash se 3 persona të goditën , si mund ta ndryshosh ngjarjen në këtë mënyrë dhe të më nxjerrësh mua të keqe sa psikopatë mund të jesh, turp të kesh!”

“Nuk dua të flas shumë për këtë përson sepse të gjithë e din se çfarë aktoret e mirë je dhe e vërteta do të dal në shesh shumë shpejt. Ti mund ti gënjesh të gjithë, por Zoti ka sy gjithandej.”- ka përfunduar Blerta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *