• |
ide | kryesore

Bella Hadid: Njerëzit gjithmonë do më urrejnë

Paparazzi, Slider
social-bella-hadid-celebrity-style.jpg


Është thënë vazhdimisht se Bella Hadid, pavarësisht se është një nga modelet më të mira, nuk ka një pamje natyrale. Shpeshherë mediat dhe fansat kanë spekuluar se ajo ka bërë ndërhyrje në hundë dhe në buzë.

Megjithatë në një intervistë për “In Style” Bella ka treguar se çdo tipar i fytyrës së saj është i paprekur nga ndërhyrjet estetike.

“Njerëzit mendojnë se unë kam shumë vetëbesim, por më është dashur shumë kohë ta mësoj këtë gjë. Njerëzit mendojnë se unë kam bërë këtë ndërhyrje apo atë ndërhyrje. Por e dini çfarë? Ne mund të bëjmë një skanim të fytyrës sime. Unë i kam shumë frikë gjilpërat mbushëse të buzëve. Nuk do të doja që të bëja ndonjë çrregullim në fytyrën time”.

Më pas ajo ka shtuar se i është dashur një kohë e gjatë që të hedhë pas krahëve të gjitha akuzat për ndërhyrje estetike.

“Kam mësuar se njerëzit gjithmonë do të urrejnë dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë, përveçse të jesh vetvetja dhe ta duash veten”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *