• |
ide | kryesore

Kjo është këngëtarja shqiptare që do të bashkëpunojë me Chriss Brown

Paparazzi, Slider


Jo vetëm Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa po bashkëpunojnë me emrat më të famshëm të muzikës. Me sa duket, një tjetër këngëtare shqiptare ka tërhequr vëmendjen e një këngëtari me famë botërore, siç është Chris Brown. Bëhet fjalë për këngëtaren Baby Gee, e cila njihet për stilin e veçantë në muzikë.

Chris Brown jo vetëm që e ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare, por edhe i pëlqen fotot e saj. Pritet që shumë shpejt të ketë edhe një bashkëpunim mes dy këngëtarëve. Këtë gjë e ka pranuar vetë këngëtarja Baby Gee, e cila në një foto të postuar në Instastory, pyet ndjekësit e saj nëse janë gati për një këngë mes saj dhe Chris Brown. Me siguri që nëse kënga realizohet do të jetë një sukses i vërtetë për këngëtaren kuksiane.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *