• |
ide | kryesore

Meghan Markle zotëron një koleksion bizhushë prej 1 milionë paund

Paparazzi, Slider


Përpara se të dashurohej me Princ Harry-n, Meghan Markle kishte disa bizhuteri modeste. Mirëpo sot, ajo zotëron një koleksion me vlerë prej 1 milionë paund, bën të ditur “Dailymail”.

Këtu përfshihet unaza e fejesës prej 140 mijë paund ashtu si dhe byzylyku Cartier që prek shifrën e 241 mijë paund.

Një tjetër pjesë e koleksionit është edhe kurora që mbretëresha i huazoi ditën e dasmës, që ka vlerën e 450 mijë paund. Le të mos harrojmë edhe setin e vëthëve që ajo mori si dhuratë përpara fejesës, që nëse qëllojmë në shenjë kushton 60 mijë paund.

Vëthët e diamantit nga Birks, prekin shifrën £1,350

Vëthët e diamantit në formën e trëndafilave për Dukeshën e re, kushtojnë £1,395

Unaza që simbolizon përjetësinë – £1,130

Kryqi që mori ditën që u bë pjesë e Kishës së Anglisë – £520

Dhe si përfundim, duhej patjetër diçka që ti kujtojë të bukurën Kanada. një set vëthësh është dizenjuar nga argjendarja kanadeze dhe kushton £6,950.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *