• |
ide | kryesore

“Të kam ty lakuriq me të dashurin, do foton a videon”, dentistja nga Tirana shantazhohet nga pacienti

Lajme, Të fundit


Një dentiste në Tiranë është kthyer në shenjestrën e sulmit seksual të një personi të identifikuar tashmë nga prokuroria e Tiranës. Një 42-vjeçar nga Skrapari është autori i ngacmimit seksual dhe përndjekjes së një dentisteje me inicialet D.B. Shtetasi V.Sh, pak ditë më parë është marrë i pandehur nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha, i cili ka ngritur akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

Mësohet se V.Sh, përdorte një numër telefonik të rregjistruar në emër të gruas së tij, me të cilin ngacmonte në orare të ndryshme femrat. Një nga kallëzueset, shtetësja D.B ka sqaruar në prokurori se: ”…numrin e telefonit që disponoj e përdor dhe për të patur kontakte me pacientët pasi jam me profesion Mjeke-Stomatologe…”.

Prokuroria e Tiranës thotë se në datën 11 dhjetor 2017 në orën 11:40 në celularin e saj i ka shkuar një sms me tekst: “…mua këtë numër ma ka dhënë një person që të ka ty në dorë se të ka parë dhe filmuar me dashnorin…”.

Por dentistja i ka kthyer sms duke i bërë me dije se keni ngatërruar numër dhe mos më shqetëso më. Por në të njëjtën ditë është dërguar serish një sms me tekst: “…të kam ty lakuriq dhe zogun tënd duke u puthur me të, a do fotografinë apo videon…”.

Pas kësaj sms dentistja ka vënë në dijeni vëllain e saj shtetasin E.K, si dhe bashkëshortin e saj N.B. Dhe pas kësaj bashkëshorti i saj ka telefonuar dërguesin e sms-ve V.SH, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Pas kësaj dentistja i është drejtuar policisë ku ka bërë kallëzim penal, duke kërkuar ndjekje penale për personat që e shoqëronin në telefon. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se V.SH, është lokalizuar në zonën e Astirit Tiranë. Pas gjurmimit të tij, u konstatua se numri i përkiste bashkëshortes së tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *