• |
ide | kryesore

Vajza e Madonnës pa depiluar në reklamën e “MadeMe”

Paparazzi, Slider


Vajza e këngëtares me famë botërore, Madonna, është imazh i fushatës “MadeMe” të n jë linje sportive. Aty Lourdes Leon është shfaqur me sqetull të padepiluar.

21-vjeçarja shkon kundër traditave të bukurisë femërore, duke treguar me krenari qimet nën sqetull (njësoj si mamaja e saj para disa vitesh), shkruan revista “Vip da Look”.

E pikërisht ky koleksion është krijuar pikërisht për vajzat si Lourdes Leon, e pavarur dhe që nuk shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët.

Dritat e neonit ndriçojnë pozicione jo seksi, pantallona të shkurtra dhe detajin mbi mungesën e depilimit.

Lidhur me këtë dalje të Lourdes ka reagime të shumta, ku disa e vlerësojnë faktin që ajo shfaqet e lirë dhe disa të tjerë që mendojnë se një gjë e tillë është e shpifur.

Ajo duket se nuk e kuron shumë veten dhe madje nuk e bën një gjë të tillë as në një fushatë publicitare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *