• |
ide | kryesore

Shkrimi i gazetares nevrikos Lori Hoxhën,’Si mund të shkruash kështu…’

Paparazzi, Slider


Një artikull i “TiranaPost” nuk i ka pëlqyer aspak Lorit. Jo, nuk bëhet fjalë për një shkrim për Lorin por për një kritikë që një gazetare e Tiranapost ka bërë për këmbët e Afërdita Dreshajt e cila momentalisht është duke mbajtur festën e saj të beqarisë.

“Një foto e fundit e postuar nga koka tek këmbët na i kujtoi. Të gjata dhe pak si çun. Madje po të mos kishim parë fytyrën do mendonim se është një djalë. Dhe ç`është më e keqja s`ka palestër në botë e ushtrim që të rregullon formën e kockës së këmbës, po pak rëndësi ka.”,- kamë qenë pikërisht këto fjalë të shkrimit që kanë bërë që Lori të reagojë në një shkrim në Instastory-in e saj.

“Një portal i drejtuar nga një femër që përcjell këtë lloj mesazhi tek ndjekësit e tij. Dhe kërkojmë që femrat të ndihen të forta, të pushtetshme, të barabarta kur jemi ne vetë ato që femrën e ulim çdo ditë; për formën e këmbëve, për buzët e holla e si rrjedhojë dhe për paaftësitë e saj në jetë. Shoqëri misogjiniste. Kërkojmë ndryshim. Shkruajmë çdo ditë për “ndryshimet e vipave”. Në vjen turp kur shohim buzë fabrike por jemi vetë ne që e çojmë shoqërinë drejt asaj rruge. Duam të bëhemi si bota ama kembët muskuloze s’i duam. Vajzën për të cilën flitet nuk e njoh shumë mirë dhe nuk dua ta përmend se nuk është vendi im e nuk kam ndonjë portal në të cilin të shpreh mendimet e mia të emancipuara apo të prapambetura sidoqofshin, ama e mbroj si të ishte ime motër. Është shumë e thjeshtë të thuash “është personazh publik, le ta pranojë” por kurrsesi nuk mund të përdorësh influencën e një mediaje për të shpërndarë mesazhe të tilla si ajo. Refuzoj ta pranoj që gazetaria shqiptare është kjo e sidomos refuzoj të pranoj që femra shqiptare mund të shkruaj publikisht kështu për një femër tjetër. Urojeni, përgëzojeni, pranojani difektet, luftoni për të! Mos e shkelni me këmbë. Ka mjaftueshëm burra për atë punë.”,- shkruan Lori.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *