• |
ide | kryesore

Gazetar apo protestues? Bledi Kasmi tregon momentin kur e plagosi policia

Lajme, Të fundit



Nga pamjet filmike që dolën në media, Bledi Kasmi, kryeredaktor i Rilindjes Demokratike duket që është përfshirë aktivisht në përpjekjet e protestuesve përballë policisë. Pikërisht në këto momente, ai merr edhe goditjen në kokë nga një prej forcave speciale.

Plagosja hapi debat nëse Kasmi u plagos si gazetar apo si protestues. Në Komisionin e Medias ai nuk e ka mohuar se është bashkuar me protestuesit përballë policisë, por thotë se këtë e bëri për vetëmbrojtje. Video që u transmetua në media, nuk tregon të vërtetën e plotë, thotë Kasmi që i mbetet pohimit se në protestë bëri detyrën si gazetar. Më poshtë është rrëfimi i plotë i tij, për momentin kur u godit nga policia.

“Kam qenë në protestë duke filmuar dhe fotografuar, duke bërë punën time si para kryeministrisë, ashtu edhe gjatë vijimit të protestës përpara Ministrisë së Brendshme. Në kohën kur protesta po vijonte tek ministria e Brendshme pati konforntime të para të protestuesve me policinë duke shkatërruar bandierat që ishin vendosur aty të hekurta. Këto bandiera e bënin të pamundur që turma e protestuesve të vijonte rrugën drejt protestës para Ministrisë së Brendshme. Ato bandiera u zhvendosën herë pas here dhe nuk kishte një kordon të qartë policie, se ku ishte kufiri i policisë dhe ku ishte ai i protestuesve.

Në këtë gjendje kaotike, ne si gazetarë që ishim aty kemi qendruar në një podium të ngurtë që ishte pjesa më e lartë e mundshme ku mund të bëje fotografi dhe të filmoje. Kam bërë shumë fotografi atë ditë dhe kam ndihmujar edhe kolegë të tjerë gazetarë të cilët nuk arrin dot të bënin foto aty ku isha unë. Pas një kërkese që më është bërë nga një operator i një media, jam ulur nga pozicionu ku isha duke e bërë filmimin dhe jam kam liruar vendin një kamere që mund të filmonte nga ai pozicion.

Në këtë moment jam gjendur në krah të gazetarëve në njërën anë dhe përpara kisha protestuesit.

Protesta pati disa episode, në ato momente, të cilat nuk bëhen të qarta nga pamjet e pjesshme filmike që transmetohen nga media të caktuara. Nuk kemi një inçizim të plotë të situatës për të kuptuar dinamikën e asaj që ndodhi. Duke qenë në pjesën ku ishin si gazetarët dhe protestuesit shpeshherë kordoni i policisë i forcave speciale shtynte me forcë protestuesit dhe po kështu protestuesit mundoheshin të rezistonin.

Megjithatë çdo gjë ishte e qetë, dëri kur pati një agresion dhe dhunë nga këto forca speciale ndaj disa protestuesve. Dua të kujtoj se rreth 4 min para se të ndodhte incidenti një protestues u godit me shkop gome të hekurt në qafë dhe prapa shpine dhe ka rënë pa ndjenja. Ky protestues ka qenë vetëm 4 metra larg. Emri i tij është Kastriot Hasko. Mund të verifikohet emri i tij në spitalin Nënë Tereza, se ka shkuar pa ndjenja në spital dhe atje është përmendur.

Pas këtij incidenti të dhunshëm, jemi gjendur në kushtet e vetëmbrojtjes, ose të largimit menjëherë nga protesta. Duke qenë se ishte e pamundur, sepse edhe numri i protestuesve ishte shumë i madh, të lëvizje nuk kishte shumë zgjidhje tjetër, të tjera përvecse të vetëmbrohej. Një nga këto zgjedhje ishte dhe ajo që bëra unë, vendosa të vetëmbrohesha, duke vendosur duart tek bandiera e hekurt dhe duke mos lejuar precipitimin e mëtejshëm të dhunës, si ndaj pjesës së gazetarëve, ashtu edhe të protestuesve.

Dua tju kujtoj edhe nga fotografitë që keni në rrjetet socialëe janë shumë gazetarë që kanë qenë në vijën e parë të atij fronti. Nuk kam qenë unë i vetëm dhe nuk e di pse shkopi i gomës, i hekurt më përzgjidhi vetëm mua. Janë pamje të qarta, janë pamjet filmike, janë fotografitë që tregojnë që gazetaret ishin mes protestuesve, sepse nuk kishte ku të rrinin tjetër, nuk kishte vend të përcaktuar për gazetarët. Në këto kushte është detyrë e gazetarëve që të ndodhen aty ku ndodhi lajmi.

Pas shoqërimit të Haskos në drejtim të spitalit situata është tensionuar dhe ka pasur incidente të tjera. Në këto momente pasi kam vendosur duart te bandiera e hekurt kam tentuar të mbaj të njëjtat pozicione që kishim për të mos ndryshuar rrjedhën e situatës. Policia si duket kishte marrë urdhër që të vazhdonte të shtynte barrierën dhe filloi goditja me shkopat. Mua më kanë goditur 4-5 herë, disa goditje i mora në krahun e majtë të shpatullës dhe ajo që ishte goditja më e rëndë që do të ishte vdekje prururëse, nëse do të lëvizte vetëm disa cm mbi plagën që kam, nëse do kishte goditur syrin. Nuk e kam kuptuar për momentin si ndodhi goditja. Kur kam parë pamjet filmike kuptova se ishte një skemë e qartë për të më goditur. Polici që lëshoi shkopin mbi kokën time erdhi nga radha e dytë e forcave të policisë dhe iu krijuar një korridor nga pjesa e policëve që ishin në pjesën e parë. Erdhi nga pjesa e prapme dhe jo nga pjesa ballore. Pasi goditi ai u tërhoq dhe korridori i policëve e mbylli atë për të mbuluar aktin barbar.”



4 Comments

  1. Parodia e radhes. Te gjith e pam si e goditi polici DEMOSTRUESIN dhe jo gazetarin bledi kasmi. Vazhdoni me kauza te sajuara se po na beni tiu urrejm cdo dit e me shume.

  2. Hero hero. Bledi duhet te fitoj cmimin pulitzer. O HEROOOO qe u kacafyte me te keqen qe mbrojte protestuesit dhe nderove gjith gazetaret. Jemi me fat qe kemi gazetar te till. Lum si ata qe te kan punesuar.

  3. Hahahaha kam qesh me lot. E lexova 3 her tregimin e tij eshte e pamundur te mos qeshesh. Jua rekomandoj ta lexojn te gjith ata qe sjan me humor te mire sot. Qeshni njerez eshte falas.

  4. Do te mjaftonte vetem nje here ti shikoje plastiken e portretit, me pas degjoeni si formulon mendimet, si artikulon fjalen, diksionin dhe bindesh se ke te besh me nje deficent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *