Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi. Dosja zvarritej në gjykatë prej një muaji, pasi nuk ishte e qartë se ku e kishte plotësuar formularin e vetëdeklarimit Elvis Zrroshi, në Tiranë apo në Kavajë. Ish kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për falsifikim të dokumentave, më saktë për fshehjen e dënimeve të mëparshme në formularin e vetëdeklarimit.
Por një kronikë e Top Channel që vinte në dukje zvarritjen e vendimit nga gjykata duket se ka nxjerrë gjykatësit nga mpirja. Mesditën e kaluar në edicionin informativ të këtij televizioni raportohej për zvarritjen e dosjes dhe kjo kronikë është bërë shkak që një ditë më pas, gjykatësit të vihen në lëvizje duke i hapur rrugë gjykimit të Rroshit.
Ish kryebashkiaku i Kavajës rezultoi se ka patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani, por nuk kishte deklaruar asnjë prej tyre në formularin e dekriminalizimit.
popull qenef qe duroi enverin 50 vite e lere dhjerjen e stalinit rama dhe nenproduktet e tij,rosha,dosha,balila.tahira per gati 30 vite.