• |
ide | kryesore

Nxënësit denoncojnë drejtoreshën në polici: Thirri të afërmit për dhunë në shkollë

Lajme, Të fundit



Drejtoresha e një shkolle 9 vjeçare në Shkodër ka përfunduar në polici e denoncuar nga kolegët dhe nxënësit e saj. Bëhet fjalë për titullaren e shkollës “Osman Dhampiraj” në Shtoj të ri, Saime Hegrepi, ku mësuesit dhe nxënësit e akuzojnë për dhunë psikologjike e fizike, gjatë një incidenti në ambjentet e shkollës.

Për 3 orë me radhë mësuesit, nxënësit e shkollës, psikologia si dhe prindërit e njërit prej fëmijëve kanë bërë kallëzimet në polici për dhunën e drejtoreshës.

Sipas mësuesve kjo nuk është hera e parë që në shkollë ndodhin të tilla incidente, por një ditë më parë situata ka degjeneruar pasi drejtoresha ka thirrur në shkollë të afërm të saj për të ushtruar dhunë.

Për këtë problem sipas mësuesve dhe prindërve është njoftuar edhe drejtoria arsimore. Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se vetë drejtoresha në deponimin e dhënë në polici, ka mohuar një fakt të tillë, duke e quajtur komplot për ta hequr atë nga puna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *