• |
ide | kryesore

Shoqërohen në polici minatorët që protestuan para kryeministrisë

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vendosur që të ndalojë dy minatorë në lidhje me protestën që u bë poshtë zyrës së Edi Ramës.

Tafë Koleci dhe Nikollë Gjoka janë ndaluar nga policia, pasi sipas uniformave blu, protesta ishte organizuar pa leje. Minatorët protestues kishin kërkuar leje nga policia, por kjo e fundit nuk kishte dhënë me arsyetimin se leja nuk ishte bërë sipas afateve të përcaktuara në ligj.

Policia thotë se Taf Koleci dhe Nikollë Gjoka janë ndaluar për verifikime. Minatorët sot kanë protestuar duke kërkuar të drejtat e tyre dhe pensionin që iu është premtuar.



1 Comment

  1. Po normal se leja protestes duhet te jepet nga policia…. sipas llogjikes se autoritarizmit gjysem shtet gjysem bande
    OOOoo milet e dini qe protesta vetem NJOFTOHET, nuk merret leje dhe policia i merr per verifikim ne polici PRESION i HAPUR qe te mos guxosh te protestosh per te drejtat e tua apo dhe thjesht per hir te protestes.

    QEVERI /SHTET 90% PR – marredhenie me publikun qe perfshine dhe veprat publike tip FASADE tip sheshi, pemesh, shtyllash, palmash , kulla divjake , etj dhe 10 % DHUNE, dhune policie, tatimoresh, taksash, pronash, oshee kesh, gjyqesh, , me nje fjale DHUNE INSTITUCIONALE nga zyrat e shtetit !!!!

    Aq shume e kane shtypur e varferuar kete milet sa te vjen keq kur i sheh te drobitur, sakatuar, lodhur, frustruar, depresionuar, pa shprese , thjesht si qenie frymore qe shtyjne ditet…. i sheh ne cdo rruge , makine , lagje, fshat e qytet…… qeveri plehre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *