• |
ide | kryesore

Katër herë e denoncoi Xhuljeta Çuni në polici Xhaferr Matën, derisa ai e vrau

Lajme, Të fundit



Vrasja e 19 vjeçares, Xhuljeta Çuni ndodhi pas disa denoncimeve që viktima kishte bërë në polici. Mësohet se vajza ishte ankuar katër herë në polici për kërcënimet dhe shqetësimet që i krijonte ish i dashuri i saj Xhaferr Mata, i cili nuk e pranonte ndarjen, deri sa në fund arriti të kryejë krimin makabër. Me premtimin se do ta linte të qetë vajzën, Mata i kishte shpëtuar ndjekjes penale dhe ishte lënë i lirë.

Para se ta qëllonte, 31 vjeçari ishte zënë me vajzën në rrugë. Dëshmitarët thanë se kur vajza i ktheu shpinën, ai kishte nxjerrë pistoletën duke e qëlluar. E shtrirë në tokëm Xhuljeta kishte dhënë shenja jete dhe Xhaferr Mata e kishte qëlluar për të dytën herë. Më pas, i tha kalimtarëve të tmerruar “Mos kini frikë se nuk ju bëj gjë” dhe kaloi në anën tjetër të rrugës, ku qëlloi veten e tij.



5 Comments

  1. Kjo eshte policija qe duam-deri sa te shfarosen njerzit nje e nga nje atehere bejne plan-masash-.Po nuk kane faj se shoqerojne skafet ,maunet,karvanet me mushka e gajdure te ngarkuar me hashash.Ngushullime familjes te vajzes.

  2. Stalin, mos u mer me Romeon e Xhuljeten, na jep nje opinion per artistin e ri qe na doli ne skene se i ke care bythen ketij portali me komente per Xhafen e inkriminuar. Shpejt perpara se te te dali ari me komentin e tij brilant.

  3. ….po rama doli dhe tha qe: policia e rilindur ka ulur numrin e vrasjeve..!! ore KM, vrasjet nuk ulen se do ti, kush e ka ndare mendjen do ta beje…vrasjet ulen kur parandalohen!!. sa keni parandaluar KM?? po 4denoncime te kesaj vajze nuk te mjaftuan qe ta parandalosh?….ose na thuaj me sa denoncime parandalohet nje vrasje…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *