• |
ide | kryesore

Kampe refugjatësh në Shqipëri? Berisha “zbulon” ofertën e Ramës për BE

Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Kryeministri Edi Rama e ka pranuar vetë tashmë se ka kërkuar hapjen e kampeve për ish-terroristet e ISIS dhe refugjatët në Shqipëri!

Berisha i referohet një interviste të zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda në TV Klan sipas së cilës “nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga BE për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri dhe se vendi ynë ka të gjitha kapacitetet për të përballuar fluksin e refugjatëve”.

Kjo deklaratë sipas Berishës përkthehet: “BE nuk i ka kërkuar Noriegës të krijojë kampe refugjatësh në Shqipëri, por Rama i ka kërkuar BE të krijojë kampe me ish-terroristë të ISIS dhe refugjatësh në Shqipëri”.

“Deklarata e Ramës, e bërë nëpërmjet ndrikull Vodës, së Shqipëria ka të gjitha kushtet për krijimin e këtyre kampeve, dëshmon ofertën dhe garancinë që Rama i ka bërë BE për marrjen e refugjatëve!” – thotë Berisha sipas të cilit 2 janë qëllimet më madhore të ofertës së Ramës.

“1- Të mbulojë murin e drogës krimit dhe korrupsionit qe po bllokojnë hapjen e negociatave me BE dhe te mund te marre për këtë nder qe po i bene BE hapjen e tyre

2-Krijimi i tregut me te madh të trafikut të qenies njerëzore për mafien shqiptare, e cila po përgatitet prej tre vitesh të gjithë dështimin e tij të plotë” – shkruan Berisha.

Berisha u bën thirrje vendeve anëtare të BE në tërësi dhe Italisë ne veçanti “të mos mashtrohen me ofertën delirante te Edi Rames qe ka si brendi hipokrizinë, krimin dhe megatrafikun e qenieve njerëzore nga mafia shqiptare e lidhur koke e këmbë me Edi Ramen. Ky projekt ogurzi i Edi Rames dhe narkoshtetit te tij do te shndërroje Otranton ne varrezën gjigante me te madhe te detrave” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Konkluzioni:
    Rama beri kerkese per te ngritur kampe refugjatesh ne Shqiperi por ishte thirrja qe i beri Berisha nendeve antare te BE qe nuk e lejuan.
    Hahahahahahahahaha, hahahahahahahahaaha, hahahahahahahahahahaaha
    Ja si rrenat behen te vertea per ari karin, Askarid Stalinin, Samir Tahipi, Puseta Mutit Meros, etj.
    Jepi Sale, jepi! Ushqei kermat!

  2. Keta jane si i thone mut njeri e kak tjetri. Ky qa na del tani e thote se nuk duam kampe refugjatesh e terroristeve te ISIS ishte po vete qe beri marreveshje me Amerkanet per te strehuar Mujahedinet, nje tjeter grup terrorist. Asnje vend tjeter nuk pranoi ti strehonte. Jane lojra qe bejne ne kurriz te njerezve, te vendit te vet te dy palet. Keta si dikur komunistet jane gati te bejne pazar me vendin per te mbajtur pushtetin e vet. Keta nuk kane guxim te hapin goje pasi jane te korruptuar dhe sherbimet e huaja i kane te skeduar ndaj mund ti kerkojne cte duan sepse jane te kapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *