• |
ide | kryesore

Trump – Kim, të gjitha detajet e takimit historik

Kryesore, Planet



Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se bisedimi i tij me Kim Jong Un, që përfundoi me një marrëveshje të përbashkët, ishte “i jashtëzakonshëm”.

Dokumenti i nënshkruar përfshin një premtim nga Kim për të zbrazur gadishullin Korean nga armët bërthamore.

Por, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat më vonë, Trump dha edhe detaje që nuk ishin në letër.

Ai tha se do të ndalonte stërvitjet ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, diçka që shihej gjerësisht si e pandalueshme.

Kjo ishte hera e parë që një president amerikan në detyrë takon udhëheqësin e Koresë së Veriut dhe bën një kthesë të jashtëzakonshme për të dy.

Vitin e kaluar, palët fyen vazhdimisht njëri-tjetrin, ndërsa Koreja e Veriut kreu disa teste raketore balistike në kundërshtim me bashkësinë ndërkombëtare.

Për të dy burrat, ky takim solli shumë përfitime, si dhe rrezik të konsiderueshëm.

Takimi është parë nga Koreja e Veriut si një mënyrë për të sjellë legjitimitet tek një komb që për një kohë të gjatë është konsideruar si i dëbuar. Nëse Trump do të zgjidhë kërcënimin bërthamor të Veriut, ai do të ketë arritur diçka që asnjë nga paraardhësit e tij nuk iu afruan dot.

Për çfarë ranë dakord?

Samiti u përqëndrua në çarmatimin bërthamor dhe uljen e tensioneve.

Marrëveshja tha se të dy vendet do të bashkëpunonin drejt “marrëdhënieve të reja”, ndërsa SHBA do të ofronte “garanci për sigurinë” e Koresë së Veriut.

Për armët bërthamore, Kim “riafrimoi angazhimin e tij të fortë dhe të palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e gadishullit Korean”.

Vëzhguesit thonë se dokumenti nuk ka në përmbajtje se si do të arrihet denuklearizimi.

Megjithatë, duke folur me gazetarët më pas, Trump tha:

  • Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë lojërat ushtarake “provokative” që mbahen me Korenë e Jugut. (përktheu lapsi.al) Trump tha se donte të shihte trupat amerikane të tërhiqeshin nga Jugu. Një zëdhënës i forcave amerikane tha se ende nuk kishin marrë ndonjë udhëzim të ri.
  • Për denklearizimin, Trump tha se Kim kishte rënë dakord që ky proces të verifikohej, një kërkesë kyçe kjo e SHBA para takimit.
  • Trump tha se Kim gjithashtu kishte rënë dakord që të shkatërronte një “vend të madh testimi raketash”.
  • Por, ai tha se sanksionet nuk do të hiqen tani për tani, dhe argumentoi se SHBA-të “nuk kanë hequr dorë nga asgjë”.

Disa gazetarë pyetën nëse Trump kishte ngritur çështjen e të drejtave të njeriut me Kim, i cili drejton një regjim totalitar me censurë ekstreme dhe kampe të punës së detyruar.

Presidenti amerikan tha se i kishte folur për këtë çështje, dhe nuk u tërhoq nga përshkrimi i Kim Jong Un si “i talentuar”. 

“Epo, ai është shumë i talentuar” tha Trump. “Ai mori në dorë një situatë të vështirë në moshën 26-vjeçare dhe është në gjendje ta udhëheqë. Unë nuk po them se ai ishte i sjellshëm”.

Çfarë reagimesh pati?

Kryesisht pozitive. Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae In, i cili zhvilloi takimin e tij me Kim më parë këtë vit, tha se “dy Koretë dhe SHBA do të shkruajnë një histori të re të paqes dhe bashkëpunimit”.

Një zëdhënës tha gjithashtu se “domethënia dhe qëllimi” i asaj që kishte thënë Trump tha “duhet të vlerësohet”.

Kina, aleatja e vetme diplomatike dhe ekonomike e Koresë së Veriut, tha gjithashtu se takimi krijoi një “histori të re”.

Ministria e Jashtme tha se sanksionet mbi Korenë e Veriut mund të lehtësoheshin nëse ajo mbështeste rezolutat e OKB-së.

Kyreministri japonez, Shinzo Abe vlerësoi “udhëheqjen dhe përpjekjet” e Presidentit Trump, duke thënë se ai mbështeti zotimin e Koresë së Veriut për denuklearizimin si “një hap drejt zgjidhjes gjithëpërfshirëse të çështjeve rreth Koresë së Veriut”. (përktheu lapsi.al) 

Por, Rusia paralajmëroi se “djalli qëndron në detaje” dhe Irani tha se Koreja e Veriut nuk duhet t’i besojë SHBA-ve. Kohët e fundit, Trump e nxorri SHBA-në nga një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Analiza: Çfarë do të ndodhë tani?

Samiti i Singaporit ishte sigurisht historik, por rezultatet janë të vështira për tu gjykuar.

Presidentët e fundit të SHBA kanë shmangur një takim të këtij niveli me Korenë e Veriut, para se kjo e fundit të bënte progres të verifikueshëm drejt çmontimit të programeve të tyre bërthamore.

Trump e harroi këtë qasje tradicionale diplomatike për një qasje të re, që mund të bëjë që negociatat të jenë më të shkathëta.

Marrëdhënia personale e krijuar mes Trump dhe Kim mund të na ndihmojë gjithashtu që në të ardhmen të mos kthehemi sërish tek “zjarri dhe tërbimi”.

Testi tani është në administratën Trump, për të parë nëse ata kanë vullnetin politik për të mbështetur kërë proces dhe për të lëvizur negociatat përtej angazhimeve të gjera për zgjidhje të qëndrueshme.

Si u zhvillua dita

Samiti filloi me një imazh të mrekullueshëm, të paimagjinueshëm vetëm pak muaj më parë.

Të dy burrat ecën drejt njëri-tjetrit dhe në mënyrë të vendosur shtrënguan duart përballë flamurëve të SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Të ulur sëbashku, përpara se të takoheshin kokë më kokë, çifti dukej i qetë, edhe pse nuk pritej të ishte kështu.

“Nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu” tha Kim. “Kishte pengesa, por i mposhtëm dhe tani jemi këtu”.

Të dy burrat, të shoqëruar vetëm nga përkthyes, folën për më pak se 40 minuta. Pastaj u bashkuan me delegacione të vogla këshilltarësh për një drekë pune.

Gjatë drekës ata ndanë një përzierje të pjatave perëndimore dhe koreane, duke përfshirë tranguj të mbushur dhe ‘Daegu jorim’, një pjatë peshku.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *