• |
ide | kryesore

Nga dita më e keqe tek dita më e bukur, Real Madrid prezanton Julien Lopetegui

Sport


Real Madrid ka prezantuar Julien Lopetegui si trajnerin e ri. Ish-trajneri i Spanjës me të cilën ishte i pamposhtur, takticieni bask u shkarkua nga detyra nga Federata Spanjolle e Futbollit një ditë përpara nisjes së Botërorit. Ndërsa është prezantuar të enjten mbrëma si trajner i klubit merengues, sigurisht që është ndalur tek episodi i djeshëm.

“Pas vdekjes së nënës time ajo e djeshmja ishte dita më e trishtuar e jetës time”, ka thënë trajneri i ri i “Los Blancos” duke shtuar: “Por sot është dita më e bukur e jetës time. Jam shumë i qetë ashtu si të gjithë të tjerët. Ne kemi vepruar në mënyrë shumë profesionale dhe të ndershme. Nëse disa duan ta kuptojnë ndryshe, janë të lirë ta bëjnë. Por ne jemi treguar të ndershëm dhe të qartë”.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez gjithashtu ka folur për shkarkimin e trajnerit spanjoll: “Ne kemi dashur të bëjmë zyrtar emërimin e tij në klubin tonë për hir të transparencës, në mënyrë që të shmangim rrjedhjen e informacionit që mund të shkaktonte paragjykime te përfaqësuesja përpara Kupës së Botës. Shkarkimi i tij nga Rubiales ishte absurd, i ekzagjeruar dhe i nxitur nga krenaria”.

https://twitter.com/Realmadridplace/status/1007317112610852869?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fjulen-lopetegui-nouvel-entraineur-a-ete-presente-par-le-real%2Fcm2axou6987714b9kdp44m45t

Ndërkohë numri 1 klubit merengues ka mirëpritur trajnerin e tij të ri: “Ju e keni çuar kombëtaren në Botëror në një mënyrë të shkëlqyer. Mirë se vini në rikthimin tuaj në këtë vend që e njihni shumë mirë”.


1 Comment

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *