• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm gjerman: Të hapen negociatat me kusht për Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass ka komentuar çështjet e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në një editorial në “Atlantic Council”, ai shkruan se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE atëherë do të ketë pasoja fatale. Mass shprehet se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Natyrisht, pranimi në BE është i kushtëzuar dhe vendet aspirantë duhet që të përmbushin kritere të përcaktuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë përparim të mirë në këto fusha. Një shembull është ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në drejtësi. Kjo është arsyeja pse unë shprehimisht mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende” ka thënë Heiko Mass, ministër i Jashtëm i Gjermanisë

Deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman vjen në një kohë kur 3 vende të Bashkimit Europian, janë shprehur skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Franca, Holanda dhe Gjermania janë shprehur se Shqipëria duhet të bëjë ende progres në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Në 28 qershor pritet të bëhet publik vendimi i vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *