• |
ide | kryesore

Policit i hodhën makinën në erë me tritol sot në Shkodër, dyshohet se shkak detyra e tij

Lajme, Të fundit



Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sasia e tritolit që ka shpërthyer është vendosur në mjetin e policit Agim Bushgjoka. Ai kishte të parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas policisë nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale në mjetin e policit Bushgjoka.

Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje. Menjëherë ka mbërritur policia e Shkodrës për të bërë hetimet. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë. Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd.

Agim Bushgjika është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Mendohet se shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *