• |
ide | kryesore

E sulmuan me acid në fytyrë, 31-vjeçarja nga Vlora publikon fotot dhe jep një mesazh

Lajme, Të fundit


31-vjeçarja Vilma Dule është vajza nga Vlora që 5 vite më parë u sulmua me acid nga një i panjohur poshtë pallatit të saj teksa shkonte për në punë. Ngjarja ndodhi më 27 gushtit 2013, teksa 31-vjeçarja u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur, duke i shpërfytyruar fytyrën, rrezikuar seriozisht shikimin e shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë. Edhe pse kanë kaluar 5 vite që nga ajo kohë, Vilma Dule ka gjetur kurajon dhe forcën për të ecur para dhe i është nënshtruar disa operacioneve për të rikuperuar pamjen.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në profilin e saj të Facebook dhe ka përçuar mesazhe të rëndësishme që lidhen me vazhdimësinë e jetës dhe mosdorëzimin pavarësisht gjithckaje. “Kur një njeri ka një kauzë, ai jeton. Gjeni tuajën”, shkruan Vilma Dule.


1 Comment

  1. oj goc ik azil se ne qelbsiristan ta bejn prap.ik se ne qenef negjmije nuk rritet gje tjeter pos lloji frrok,ndok,rosh,edvin,tahir,balil,habil etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *