• |
ide | kryesore

Përplasen dy autobusë në Kamzë, 6 persona të plagosur

Lajme, Të fundit


Dy autobusë te linjës Tiranë-Kamëz, janë përplasur mëngjesin e sotëm ne Kamze. Si pasoje e përplasjes kane mbetur se paku 6 pasagjere te lënduar.

Sipas te dhënave te para jo zyrtare urbanët janë te se njëjtës linje. Policia ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut te përplasjes.

Informacioni paraprak:

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *