• |
ide | kryesore

Mediat greke: Greqia ka lëshuar, por nuk ka humbur në çështjen e detit

Lajme, Të fundit



Çështja që po mban peng shpalljen e një marrëveshjeje në bisedimet Shqipëri-Greqi është pakti detar e për të cilin bisedimet vazhdojnë ende. Gazeta greke To Vima, duke iu referuar burimeve qeveritare, thotë se bëhet fjalë për një nga proceset më të rëndësishme diplomatike mes dy vendeve. Kjo pasi do të rregullojë çështjen e kufijve detarë mes dy vendeve, duke bërë të mundur shfrytëzimin e rezervave të mëdha të hidrokarbureve të vlerësuara në këtë zonë, veçanërisht për Greqinë, e cila e ka përparësi këtë proces.

To Vima shkruan se marrëveshja e re që po përpilohet, merr parasysh kundërshtimet e palës shqiptare, duke i dhënë asaj më shumë hapësirë. Pala greke thotë se kjo nuk ndryshon substancën, ndërsa në të njëjtën kohë krijimi Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Jon është një precedent shumë pozitiv për Kastellorizon ​​dhe të drejtat sovrane greke në detin në Egje.

Ajo që kuptohet është se Shqipëria mund të ketë përparuar në sipërfaqe detare, duke nisur matjet nga gjiret e brendshme, ndërsa Greqia ka fituar të drejtën për të spallur 12 milje det territorial. Dy ditë më marë edhe kryeministri Rama tha se marrëveshja është e duhura dhe se shqiptarët do ta shohin në hartë ndryshimin me marrëveshjen e vjetër.

Nga ana tjetër diplomacia greke ka një pozicion të pandryshueshëm lidhur me çamët dhe pretendimet e tyre të pronësisë. Ajo bazohet në në konventën ku thuhet se mbrojtja evropiane e të drejtave të pronësisë nuk shtrihet para ngjarjeve të vitit 1950 shkruan To Vima.

http://www.tovima.gr/politics/article/?aid=994416



6 Comments

    1. nese shteti kerkon te jap detin tjereve te shikojne se ka nje det parash qe do te paguaj ishpronareve si pron dhe shfrytezim prone ne nje shekull me llune te cilat pacmangeshem do ti paguaj ,e ftoj ket shte qe ate nafte e meritojne ishpronaret te hyne ne koncesion me nmdonje kompani te huaj per te nxjerrur gjith cfar kan humbur ne nje shekull me agjenturat komuniste

  1. Do shihet rezultati i kalit te trojes, dhe komprotueseve te mareveshjes kur ti dale tymi, por mbase do mund te jete vone.

    1. mbase do mund te jete vone? Jo mbase ore, por eshte vone dhe as mos te guxoje njeri te ngreje zerin pastaj. Nuk e ngritet tashi qe ishte nevoja, me as mos mendoni ta beni por heshtni pergjithmone. Bravo te qofte Greqia, Ia arrite te na marresh pasurite nentokesore kurse ne shqiptaret zihemi se a i fali me shume sala apo edi

  2. Po pse more komentues te uruar , nuk und te kete nje marveshje ‘ win-win’ ( te gjitha palet dalin te fituara) ?

    Pse niseni gjithmone nga ideja se po fitoi njeri do te humbe tjetri.

    Kjo eshte shume e qarte qe greqia leshon disa teritore te diskutueshme ( si gjinjt e brendshem) por fiton te drejten te aplikoje parimin e 12 miljeve ne te gjithe vijen e saj kufitare ( me turqine dhe bullgarine a ku di une) e cila ne nuk na demton fare se shumica e brigjeve tona jane me pak se 12 milje largnjeratjetres.

    Cfare tymi do ti dali me mbarap. ???

    Pse nuk e thoni me mire qe Rama e shiti detin ? ashtu sic e thote shefi juaj ?

  3. Armiku jone me i madh i yni kemi qene vete ne , spaska pas faj Konica . Ndersa me Berishen e hengrem per se gjati me kete ripjellsin me duket se po e hame per se gjeri (biles ne forme bryli sa me shume futet aq me shume zgjerohet) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *