• |
ide | kryesore

Sekondat e ndanë Gjermaninë nga mallkimi i grupit F, por edhe për sa kohë…?

Rusi 2018, Sport, Video



“Futbolli është një lojë që luhet për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët”, citati i Lineker nuk ka patur asnjëherë më shumë kuptim se në mbrëmjen e Sochit, ku pak sekonda e ndanë Gjermaninë nga eleminimi i turpshëm që në fazën e grupeve. Kampionët e botës u ringritën, atëherë kur ishin në një mal me probleme, me një magji të Toni Kross, nga ato që nuk ishin në kohën për të rrëzuar murin e Berlinit, por thyen bllokadën e Suedisë. Nordikët kishin ngritur barrierën e tyre, me pak lojë e shumë spekulime, pas avantazhit të merituar të Toivonen e kur Reus barazoi rezultatin Suedia u fut për një pjesë loje në mbrojtje të 1-1, duke shijuar para kohe “biskotën” që do ndante me Meksikën në ndeshjen e fundit, për të nxjerrë jashtë loje jo një skuadër dosido, por kampionët në fuqi të botës. Por nuk i kishin bërë llogaritë me ata që në Brazil në 2014 ishin në protagonistë, një nga të cilët sigurisht Kroos. Pak sekonda, fare pak, e ndanë Gjermaninë e Low nga turpërimi i eleminimit në grupe, në Botërorin ku vinin me stofin e kampionit. Nuk është çështje thjesht e humbjes në debutim, ashtu si i ka ndodhur kampionëve të botës të paktën në 3 Botërorët e fundit, kjo skuadër ishte shumë e shëmtuar për të qenë e vërtetë. Low e kupton se kampionët e Botës janë të mbytur me probleme e megjithatë nuk hoqën dorë, nuk heqin gati kurrë… Edhe kur duket se gjithcka flet për të kundërtën do të ketë gjithnjë një Kroos të fundit për ta provuar deri në fund. Ashtu si edhe ndodhi. Por për të shkuar larg Low duhet të gjejë çelsin e duhur. të kesh shmangur biskotën mes Suedisë dhe Meksikës është një hap përpara, por nuk mund të mjaftojë. Mallkimi i Grupit F këtë herë u shmang, por edhe për sa….?



3 Comments

  1. Nuk është hera e parë që përfaqesuesja gjermane e përmbys rezultatin në fund të lojës e kjo ka ndodhur edhe ne ndeshje të tjera të kampionateve europiane e botërore.
    Sa i takon ndeshjes së fundit me Suedinë, për mendimin tim trajneri Low bëri gabimin e madh që në pjesën e parë, ndonëse skuadra e tij pati epërsi të madhe e loja u zhvillua në gjysëm fushën e kundërshtarit, duke parë se blloku i mbrojtjes suedeze nuk po çahej, duhet të ndronte taktike e lojën ta zhvendoste në mesfushë.
    Në pjesën e dytë u pa se Low e ndryshoi taktikën dhe e përqëndroi më shumë lojën në mesfushë duke kauar në sulme me kombinacione mjeshtërore ashtu siç dijnë të bëjnë gjermanët, gjë që ju dha mundësinë që të gjuanin më shumë në portën suedeze.

  2. Gabimi i gjermaneve (trajnerit) ne pjesen e pare ishte se po luanin shume me krose ndaj nje skuadre me shtatlarte si Suedia dhe ne kete menyre nuk po arrinin te rrezikonin. Pesuan nje gol thuajse fotokopje te golit te pesuar me Meksiken, vetem se ne kete rast ishte edhe pak faji i Neuer. Demtimi i Rudit nmendoj se pati ndikimin e vet tek gjermanet pasi Gyndogan ka nje stil loje shume me te ngadalte dhe dha efekte negative tek gjermanet. Ne pjesen e dyte skuadra gjermane ndryshoi taktike. Loja u bazua tek kroser e ulta dhe kryesisht ne krahun e majte te sulmit ku u spostua edhe Timo Verner qe krujoi mjaft probleme ne mbrojtjen e ngadalte suedeze. Barazimi i Reus ne minuten e 48 krijoi pershtypjen se do kishim nje permbysje te shpejte te rezultatit, por fati dhe mospasja e nje qendersulmueai “race” nga ana e gjermaneve bene qe suedezet te mos pesohne gol deri ne minuten e 95. Pas daljes me karton te kuq te Boateng, pak kush besonte ne mrekulline gjermane, kjo duke pare edhe rastet e humbura qe nuk ishin pak ne pjesene e dyte. Goditja e shtylles nga Brandt ne minuten e 90 e perforcoi edhe me shume bindjen “se dikush atje lart po e mbronte portierin suedez Olseen” por nuk mund te thuhet se gjermanet fituan rastesisht. E merituan fitoren sepse e kerkuan, krijuan shume raste dhe beauan edhe kur ishin me nje lojtar me pak. Gjermanet treguan edhe nje here se ata humbasin vetem kur nuk iu mbetet me asnje mundesi per te fituar dhe se besojne e japin maksimumin deri ne fund. Titulli me i mire i ketij artikulli do te iahte “Bindja dhe besimi sgperblejne gjermanet ne sekondat e fundit”

  3. Problemi kryesor qe ka kjo skuader, eshte qe nuk kane arritur te gjejne nje lojtar goli, qe skuadra ta kete si pike referimi. Gjermania ben loje, e mban topin, shkon deri tek porta, por aty ndodh problemi. Gjithsesi, rendesi ka qe u clirua. Te shohim ndeshjen me Korene nese do e zgjidhin me shpejt. Kot nuk i thone panzer. Sa te kalibrohet pak tyta, pastaj te ben nenen. 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *