• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Turqi/ Fitore absolute e Rexhep Taip Erdogan

F1, Planet



Pas numërimit të më shumë se 94.7% të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, kryeson Presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan.

Kandidati i partisë islamike-konservatore Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka mbledhur 52,9% të votave të numëruara. Këtë e bën të ditur agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu. Përparësia e tij u rrudh pasi shifrat fillestare ishin mjaft më të mëdha.

Sfiduesi më i madh i Erdoganit, Muharrem Ince i partisë opozitare CHP, sipas këtyre të dhënave ka zënë vendin e dytë, me 30.6% të votave. Nëse Erdogani e humbiste shumicën absolute dhe merrte në fund më pak se 50% të votave, ai duhet ta kalonte në 8 korrik në balotazh kundër kandidatit që do të zërë vendin e dytë.

Gjithsesi mediat turke thonë se tashmë e përmbysja e rezultatit është e pamundur dhe Erdogan është rikonfirmuar edhe 5 vjet të tjera në detyrën më të lartë të vendit.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara po këtë të diel, koalicioni i Erdogan ka marrë mbi 53.9% të votave, një mazhorancë absolute.

Partia pro Kurde HDP e ka kaluar kufirin e 10 % të votave që duhen për në parlament. Sipas sondazheve, kjo parti pritej të merrte 5-7% të votave, por ajo shënon mbi 11%. Ky fakt fiton rëndësi sepse kjo parti është në aleancë me AKP-në e Erdoganit.

Në qendrën e CHP në Stamboll është përhapur deziluzionim, për shkak të numrit të vogël të votave të siguruar deri tani. Opozita ka publikuar shifra të saj, duke qenë se ajo nuk u beson shifrave të agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Shifrat i publikoi “platforma për zgjedhje korrekte” Adil Seçim, organizata ombrellë e të gjithë vëzhguesve të partive opozitare dhe organizatave civile në lokalet zgjedhore.

Pjesëmarrja në zgjedhje arriti një nivel tepër të lartë 87%. Ndryshimet kushtetuese të miratuara me referendum vitin e kaluar e shndërruan Turqinë në republikë presidenciale. Presidentit ia zgjatën mandatin nga 4 në 5 vjet, duke i dhënë edhe kompetencat e kreut të ekzekutivit. Analistët thonë se fitorja e tij ka ardhur edhe falë rregullave që kanë shtypur zërin opozitar, veçanërisht atë të grupimeve politike kurde dhe gylenistët. ©LAPSI.al


10 Comments

  1. Tani filloni Bushllaka dhe ngjyni LAPSIn e thyer ne KAZANIN mediatik per shpifjet qe do trilloni se si Diktatori Erdogan fitoj zgjedhjet me 53% te votes dhe,ku partia e minoritetit Kurd mer 11% te votes (shumicen nga diaspora) me 66 deputet.

  2. Injorant… Nuk eshte HDP kurde aleat me Erdoganin, eshte MHP nacionaliste… Hajde gazetari hajde…
    Kazan, jua ka gjet Ed Rama

  3. Parteneri hommosexuel i Putinit,Erdogan mongoli me origjin Ruse,eshte koka me e urrejtur ne Europe,usa,mesdhe ku fatah al sissi presdenti egyptian deshi ti bjer grusht ne nje konference islamike,dhe te vet turqit.
    Erdigani koka dhe kupola e mutit ,edhe pak kohe do ja ndalojn hyrjen ne evrop e usa,se ka ber shume burgosje ne turqe,masakrra ne popullin kurde,dhe genocid me sharia punishejshen ne siri,me al nusra e al kaeden e tij islamike terroriste.
    ky eshte destinacioni dhe fati i erdogani si i sadam hyseinit,ku ne diten e bajramit do ta ekzekutojn ne litare.
    kjo eshte hera e fundit qe i vjedh votat dhe vet ribehet president.

  4. kerkoj falje per nje gabim ne anglisht,ku kame dashur te them.sharia punishment,dhe kame gabuar.sharia punishejshen.
    por edhe nuk jame njwfes i mire i gjuhes angleze.a cranceze,espaniolle,besa jo pak edhe italiane .ain venik gjermane,dhe serbe nga okupimi 100 vjeq,i njof jo pak,ne gjuhen amtare shqipe,nga shpejtesia e te shkruarit dhe butot e vogla ne telefon,nganjeher bej gamime shkrimi,por dhe analistet me shume koncentrohen ne fjale e fraza analiza,sesa edhe ne shrime.

  5. Erdogani sipas mediave Franceze dhe une si ekspert medicine,e ka jeten e shkurt.
    erdogani nga operimi i kancerit te zorres se trash ka probleme serioze me nevojat biologjike,dhe nje diabet i shoqruar me skleroz akute,ku humb concentrim vetdijen dhe manifestohet me multi manufestime neurologjike,ku karceri i eshtrave ka avancuar shume,dhe gjunjet nuk e mbajn.
    vetem shikoni sesi ec me veshtersi me kembe e gjunje,dhe i gjithe artikulacioni eshte i atakuar.
    per probleme ereksioni ,se fini kreveti qe nga operimi i kancer zorres se trash,ku konstipacioni e bllokon tersishte.
    kete e dijne shtetet e perendimit,dhe vet turqia,por dhe e fshehin qellimishte turqit.
    ne takimin me presidentin e ukraines,gazeta gjermane tregoj fotton ku erdogani mbylle syte dhe flen para presidentit ukrainas.
    Erdi Rama ka probleme madhore me aparatin e frymarjes,ku me breshka mundohet ta rregulloj hasmen,a dosa e kokaines ju ka shkatrruar bronshe polmunere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *