• |
ide | kryesore

Mbylli paktin për detin/ Greqia kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Lajme, Të fundit


Në datë 28 qershor do të merret vendimi për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Tani që pakti për detin është mbyllur, duket se Greqia ka ndryshuar retorikë dhe kërkon nga Bashkimi Europian që Tiranës dhe Shkupit t’i jepet drita jeshile për të shmangur destabilizimin e Ballkanit. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Kocias ka deklaruar se për dy vendet duhet të mbahet premtimi dhe të hapen negociatat.

“Ka shtete anëtare të rëndësishme që janë në mosmarrëveshje nëse Evropa duhet të vazhdojë të zgjerohet apo të thellohet. Mendoj se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kam frikë se nëse Maqedonisë Veriore nuk i jepet një datë për pr-anim, të gjitha këto përpjekje që kemi bërë me sakrifica dhe kompromise të mëdha nga të dyja palët, mund të rrezikohen. Për më tepër, nëse një nga dy vendet fillon negociatat, dhe le të themi, Shqipëria është lënë jashtë, kjo do të krijojë një gjendje jo stabiliteti në rajon. Qëllimi është për të shmangur destabilizimin e Ballkanit” u shpreh Kocias.

Vendimi për Shqipërinë do të merret në datë 28 qershor, ndërsa deri tani parlamenti holandez ka votuar kundër, Gjermania kërkon çeljen e negociatave por me kushte, ndërsa Franca ende nuk është shprehur.


2 Comments

  1. Pasi greket i futen hellin , kerkojne qe pagesen ketij te gjatit tja beje europa . Rrofte ripjellja e kurvave me pagese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *