• |
ide | kryesore

Shaqiri dhe Xhaka, të shpjeguar përmes Fizikës Kuantike

Arkiva, Blog



Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shënuan dy golat e Zvicrës ditën e Premte në fitoren 2-1 ndaj Serbisë. Fitorja e çmuar e vendosi Zvicrën në një pozicion ideal për avancimin në fazën tjetër. Por më shumë se yje futbolli, të dy demonstruan atë që është quajtur “një veprim drithërues” aq sa mund të ekzistojë një i tillë në një fushë futbolli. Në fakt, ata bënë një veprim gati të palogjikshëm, të cilin e gjejmë të shpjeguar në fizikën kuantike.

Të dy lojtarët janë liderë në skudrën e Zvicrës, por origjina e të dyve është jashtë vendit Alpin. Xhaka ka lindur në Zvicër nga prindër kosovarë, Shaqiri ka lindur në Kosovë, para se prindërit e tij të vinin në Zvicër. Megjithëse të dy janë integruar tashmë në shoqerinë zviceriane dhe janë dy liderë në fushën e lojës, ata ruajnë ende lidhje emocionale me shtetin e vogël të Kosovës. Etniteti i vogël në Ballkan, i lidhur ngushtë me Shqipërinë, ka një konflikt të vazhdueshëm me fqinjët e tij, Serbinë për territorin dhe për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Për këtë, ndeshja Zvicër-Serbi kishte më shumë se interes sportiv për të dy lojtarët. Pasi shënuan, ata festuan duke bërë me duar një gjest që simbolizon shqiponjën e flamurit shqiptar. Siç tha edhe Xhaka pas ndeshjes: “Kjo është një ditë e veçantë për mua. Kjo është një fitore për familjen time, për Zvicrën, për Shqipërinë dhe për Kosovën”.

Dhe vërtet, Shaqiri ka një flamur të Zvicrës në një nga këpucët e tij dhe një flamur të Kosovës në tjetrën. (Duket se ka shënuar me këpucën e Zvicrës).

Eshtë e kuptueshme euforia e fitores për Zvicrën dhe për familjen, por a është e mundur të festohet për më shumë se një vend, në një garë ku përplasen skuadrat kombëtare? A mund të jetë një lojtar i disa vendeve njëkohësisht?

Këtu hyn edhe “veprimi drithërues” që u bë i rëndësishëm, gjatë lojës. Sipas mekanikës kuantike, është e mundur për një grimcë atomike që të jetë pjesë e dy entiteteve në të njëjtën kohë. Në fjalë të tjera, një grimcë mund të jetë në një vend dhe në të njëjtën kohë mund të jetë edhe në një vend tjetër, duke u sjellë si pjesë e secilit entitet, në të njëjtën kohë.

Rasti Nottebohm

Në rastin e fmashëm “Nottebohm” në vitin 1955, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kur gjyqtarët njohën të drejtën e një personi për të qenë shtetas i më shumë se një vendi, ata përcaktuan se në situatën ku ishin, ajo që kishte rëndësi për gjykimin ishte “kombësia efektive” e personit në fjalë. Mund të kishte një ndarje të nënshtetësisë, shkruan ata, por në situatën e marrë për gjykim, një nënshtetësi mund të ishte më e rëndësishme se tjetra.

Duke ndjekur arsyetimin e gjykatës, ndërsa Shaqiri dhe Xhaka po luanin për kombëtaren zviceriane, është po ashtu e mundur për ta, që të kenë emocione të forta të lidhura me Shqipërinë dhe Kosovën. Por parë nga këndvështrimi futbollistik, kombësia e tyre është Zviceriane, pavarësisht lidhjeve të ngushta me Shqipërinë dhe Kosovën.

Sigurisht që ne nuk mund t’i pyesim grimcat e atomit për preferencat e tyre emocionale, përsa i përket strukturave ku ato bëjnë pjesë. Por ne e dimë se ndarja e identitetit është e mundur në fizikë, megjithëse ky dyzim është i limituar. Duke ndjekur këtë logjikë dhe duke u kthyer tek lojtarët e futbollit, të qënit Zvicerian-Kosovar, është një alternativë  e mundshme, veç të qënit vetëm Zvicerian apo Kosovar.

Përzierja perfekte?

Krahasoni pak komentin e deputetes Natalie Rikli e të djathtës Partia Popullore Zviceriane: “Unë nuk mund të gëzoj kur dy golat nuk u shënuan për Zvicrën, por për Kosovën” me atë të xhaxhait të Xhakës: “Nipi im u rrit në Zvicër me respektin për këtë vend dhe për kulturën e tij. Por ato u edukuan në Shqipëri me dashurinë e familjes për Kosovën. Sinqerisht, do të isha i paaftë të them cili është Zvicerian apo Shqiptar. Sepse janë një përzierje perfekte”.

Shaqiri dhe Xhaka shënuan dy gola monumentalë për kombëtaren zviceriane. Nëse festuan si zvicerianë apo si kosovarë në të njëjtën kohë, kjo është e kuptueshme, sidomos në ndeshjen kundër Serbisë. Nëse veprimet e tyre ishin një provokim, kjo do të vendosët nga zyrtarët e botërorit. Ne vetëm mund të shpresojmë se këta zyrtarë kanë njohuri për fizikën kuantike apo për konceptin e identitetit të ndarë./ Marrë nga Swissinfo.ch, përshtati në shqip Lapsi.al

Autori Daniel Warner është një politikan Amerikano-Zvicerian, shkencëtar dhe ish zv.drejtor në Institutin e Gjenevës



5 Comments

  1. E bukur D. Warner, flm.
    te paditurit I mbyllen syte, veshet, zemra dhe I rritet egoja perbezese, keshtu komplimentojne vedin qe jane te shumed l i r tit…
    Paç te mira, mik, Tirona.

  2. Daniel Warner është një politikan Amerikano-Zvicerian miku me i ngushte i lobit serb po ju nuk dini asgje , eshte legen materniteti , shyqyr qe ka çuna si keta poshte legenat qe se duan shqiperine dhe ju qe mbeshtesni armiqte

  3. Daniel Warner është miku me i ngushte i lobit serb po ju nuk dini asgje , eshte legen materniteti , shyqyr qe ka çuna si keta poshte legenat qe se duan shqiperine dhe ju qe mbeshtesni armiqte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *