• |
ide | kryesore

Skandali i së hënës/ Erion Veliaj kryeredaktor i lajmeve të 3 TV-ve kryesore

Kryesore, Lajme


Televizionet kryesore të vendit, që vetëm pak ditë më parë kërkonin të merrnin para nga taksat e publikut me pretendimin se i shërbenin atij, po demostrojnë një servilizëm deri në neveri për hallet e pushtetit. Një vëzhgim i shpejtë i lajmeve të drekës të kësaj të hëne tregon se ato komandohen me regji qëndrore nga zyra e Erion Velisë.
Kryebashkiaku riorganizoi sot një takim me aktorët e teatrit (ku si gjithnjë merr pjesë edhe ai drejtori inxhinjer me zinxhir floriri, që thotë se godina duhet shembur), por në të tre mediat kryesore Klan, Top Channel dhe Vizion Plus titulli qe i njëjtë : “Artistët janë të përçarë”. Spikerët e lajmeve lexuan pak a shumë të njëjtin tekst dhe tek titujt e shkruar në strisha theksohej po e njëjta gjë (shikoni fotot dhe videot poshtë).
Natyrisht, mes gjithë asaj historie korruptive të vjedhjes së tokës publike, të dhurimit të saj pa garë, të imponimit të një godine pa konkurs dhe të inicimit të një projektligji antikushtetues, debati i mospajtimit me aktorëve është debati më i vogël.
Por, redaksitë e lajmeve kanë marë porosinë të theksojnë vetëm atë, që nesër lali Eri të ketë justifikimin se ky nuk qe ndonjë skandal, se edhe aktorët ishin ca pro dhe ca kundër, pra se kjo nuk është një çështje korrupsioni, por një debat këndvështrimesh estetike, për ruajtjen e traditës, apo për përqafimin e modernes.
Dhe në këtë maskaradë nuk kanë munguar të bëhen pjesë me një zell të paparë edhe TV Klan, Vizion Plus dhe Top Channel.

©Lapsi.al 

 

 


9 Comments

  1. kurv popull qe e votoi,kurv erionk,e edvinka rama kurv gazetare e tv.kan filluar njera tjetren si kurvat ta lavderojn.

  2. Paraja shpon detin, kurse kurveria politike te shperfytyron karakterine moralin njerezor.Ketee keta politikane qe po na drejtojne pushtetin, se mua as qe i mendoj se jane per te me drejtuar, kane kaluar c;do cak ne mashtrimet e genjeshtrat, por kete e mbeshtesin ne fuqine e pushtetit droges, vjedhjeve, mashtrimit e nxitjes per percariet nder partiake, per te zgjatur jeten e kalbesirave qelbesire te rilindasve.

  3. Si nuk u ngopen plehrat. Kot nuk thone hidh plehrat aty ku ka plehra. Keta duhen hedhur ne kazane plehrash dhe te kalben si plehrat aty

  4. Ky eshte fundi i te gjithe paleve. I medias me blushin ne krye. Si nuk i vjen turp. Cfare palo burre Blushi se nga Dulake qe ngrene kulla e qe jane hajdute rrogash nuk pres gje. As nga Sander plehra. Po kete Blushin ku e con mushka. Top Tch si Shijak tv ne vaktit. Fundi eshte ky edhe i erion velise. Ky i harxhoi te tera vetem ne tre vjet. Konsumim grandioz. Ky do fitoje zgjedhjet por kur te ike kete do ta perzene ne gure. I peshtire, Mashtrues tre leksh. I doli kallaji shume shpejt.

  5. O urea nxitoni
    Te shpetojm memedheune
    Keta bajraktret e tironesharruan sanchakun nuke Cajun koken per metvegjen,bujanocin,presheve
    Kete Luther me serpin,lepihen me grekun
    Ta kemi fale vilajetinn me te madh perfshi selanik,Janine-camerin Martine
    S po del njevzog shqiptar nje grge,toske,lab lale app nje zog curve tu tregojne vendin.mjer miler po mbaron gjithshka

  6. Ky i fiqve dhe i gjati ine na ka bo me thy televizoret .Na vjen per te vjelle kur i shohim . Gebelisi do ti kishte zili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *