• |
ide | kryesore

Veliaj tërhiqet nga cënimi i truallit të Teatrit Kombëtar, por i qëndron shembjes së godinës

Lajme, Të fundit



Gjatë dëgjesës me artistë, arkitektë dhe inxhinierë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije tërheqjen nga një marrëveshje për teatrin e ri, që prek truallin, aktualisht në pronësi të Teatrit Kombëtar. Duke folur para artistëve, Veliaj tha se ishte dakort që “asnjë centimetër e truallit të mos prekej” dhe se në hipotekë Teatri aktualisht ka 5200 metra shesh, ndërsa ndërtesa përfshin 1200 metra. Në projektin e ri, Teatri do të ketë 9000 mijë metra katrorë tha Veliaj, duke i premtuar artistëve shumëfishimin e hapësirës në dispozicion.

“5200 metra katrorë shesh ka teatri, ndërtesë me hipotekë godina ka 1200 metra katrorë. Gjurma e këtij projekti është 3200 metra e projektit, por ti nuk ndërton në 3200 metra sepse do ruash edhe hapësirën. Tani do shkoni nga 3000 në 9000 metra katrorë. Ose 9-fish ose 3-fish do shkoni. Nuk do të zihet hapësira e gjitha se do ketë distancë” u shpreh Veliaj.

Në nisje të dëgjesës, aktori Artan Imami lexoi një deklaratë, e cila përfshinte si propozim ngritjen e një teatri të ri dhe mosprekjen e asnjë centimetri të treuallit nga ndërtimet e kompanisë private. Pikërisht këtë deklaratë, Veliaj tha se ishte i gatshëm ta firmoste bashkë me artistët, duke u tërhequr nga proopozimi i parë, sipas të cilit ndërtimi i kompanisë private që do të paguajë për teatrin e ri, do të ndërtonte edhe në truallin e teatrit.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Kellire ….. tw dhanene tavolinen e kqz 140mije vota plus ndaj dktor Kosoves se nderuar dhe mendove se mund te besh cte doje bytha yte magjike

  2. Ky aktori Imami,si ne kete degjese,ashtu edhe ne nje takim tek Eni Vasili,thote mot-amo,cdo fjale qe ka thene Erioni.Krahasojini dhe shikojini sa bukur i ka mesuar fjalet qe ja ka dhene Lali eri ,njelloj si nje aktor edhe ne jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *