• |
ide | kryesore

Arta Marku javën tjetër i nënshtrohet vettingut

Lajme, Të fundit


Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku do i nënshtrohet vettingut. Mësohet se seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të mbahet më 3 korrik ora 10:00. Trupa gjykuese që dotë shqyrtojë pastërtinë e figurës dhe pasurinë e Arta Markut përbëhet nga Genta Tafa, Pamela Qirko Suela Zhegu. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka më shumë se 6 muaj në atë institucion, ndonëse u tha fillimisht se ajo do të qëndronte 2 deri në 3 muaj deri në ngritjen e KLP-së. Por gjasat janë që institucionet e reja të sistemit të drejtësisë të vonojnë të ngrihen dhe se Arta Marku do të jetë në krye të organit të akuzës për një kohë relativisht të gjatë. Deri më tani ajo ka bërë lëvizje të shumta në radhët e prokurorive në rrethe, duke emëruar njerës të saj të afërt. Po kështu shkarkoi edhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. 

© LAPSI.al 


4 Comments

    1. njerzit e edukuar dhe rritur me te verteten moralin e fese ullzimin e zotit nuk kan nevoje per veting se jan te pastert ne shpirte ,ato kan percaktim shperblimin e zotit ne perjetesi ,keta jane kategori e dobisheme per njerzit ,kurse njerezit e edukuar me disliplinen e ligjit dhe interesit ,keta nuk ka teknologji qe i ben te sinqerte pastert moralshem ne mendimet fjalet dhe veprat e tyre,sepse ato per interes shesin gjithcka per to interesi eshte konkurence,keshtu qe nese vetingu eshte monitorim parimor ne klase mbesin te gjith ,por si monituruesit si te monituruarit i perkasin te njejtes gjini interesit ,kur njerzit mbeshteten vetem ne interesa ,interesi nje pale per dicka shklet te drejtat e tjereve duke kaluar keshtu ne padrejtesi qe me ligje padrejtesia ndeshkohet ,dhe e drejta mbrohet ,por ne fakt ,ne flasim drejte dhe veprojme padrejtesi,perderi sa drejtesi ,ka vetem 1 qe eshte e verteta ,te cilen e percaktoj krijuesi saje kurse ne me kushtetut jemi shtet laik ,qe do te thot jemi kunder te vertetes drejtes ne jemi te padrejtesise ,ku kush eshte me i fuqishmi perfiton por tani qe qart del ne shesh gjithcka padrejtesia ka faktet te cilat nje dite rrezohet sepse e drejta gjithnje behet domosdoshmeri per ekzistencen tone keshtu qe vecse ngrihet ,mos u zhgenjeni largohuni nga padrejtesia ndaj kombit tuaj ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *