• |
ide | kryesore

Berisha zbardh 13 kushtet që BE i ka vënë Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Pas vendimit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm për Shqipërinë, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar 13 kushtet që ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur ndaj vendit tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në samitin e Luksemburgut, ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur 13 kushte për Shqipërinë që të përmbushen deri në Qershorin e vitit 2019.

“Të dashur miq, këtu më poshtë keni 13 kushtet e vendosura nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë në fund të vitit 2019.
1- Rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet
2-Lufta kundër krimit të organizuar veçanërisht
3- Rezultate në luftën kundër kultivimit dhe trafikimin e drogave
4-Përparimin e mëtejshëm të procesit të vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve
5- Përfundimin e dosjeve prioritare
6- Përfundimin e ngritjes së strukturave të pavarura të drejtësisë në përputhje me Kushtetutën
7-Përfundimin e vendosjes së organeve të specializuara SPAK
8-BKH dhe
9- Gjykatën
10- Fuqizimin e hetimeve aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke përfshirë nivelet e larta
11- Rezultate konkrete në veçanti në shtetin ligjor
12-Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet
13-Reduktimin e numrit të azilkërkuesve

Pasi përcakton detyrimin për plotësimin e këtyre 13 kushteve, deklarata e ministrave të Jashtëm të BE thotë:
Këshilli rikujton se vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë do t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave kombëtare parlamentare (pra miratimit nga parlamentet e vendeve anëtare dhe mbështetjes nga Këshilli Europian) dhe kjo më pas do vijohet nga konferenca e parë ndërqeveritare (akti simbolik i hapjes së negociatave në varësi nga progresi i bërë)”, – shkruan Berisha në Facebook.



5 Comments

  1. duken qarte ,politikat ,1 tek montimi qe kan bere ne nje shekull coptimi kriminalizimi rekomandimet sistemet ligjet vetingjet ,te cilat nuk prollojne dobi ,por burim krimi keto shtojn burimin e krimit duke thene luftoni krimin ,kjo eshte vetasgjesisim ,se nese ne themi te vendosim sheriadin drejtesin e zotit mbulojme grate ,mbajme lillje me farefisin ,te zhvillojm mendimin ,sipas disiplines dhe moralit islam ,te ndryshojme sistyem drejtimi nga demokratik shkatrrimtare ne shtet fetaret me ulleheqes te drejte,cfar do thonin evropianet menjehere ju jeni radikal terrorista kamikaze ,sepse edhe per ket jan pregatitur mire sepse ne mezin tone na kan sjellur terroristet e vertete iranian ku me to kan shkatrruar krejt lindjen e mesme ,evropa me kushte nuk na hyn me ne pune mir ua beri turqia qe ju tha me pranoni ,keta ne ne ne e kufizoj me dat me pas i tha nuk kemi nevoje per ju ,tashme ne evropes si detyrohemi asgje por te gjith na detyrohen per gjith cfar na kan bere si cdemtim ,as ne nuk na jan mbyllur shtigjet e jetes ,zhvillimi dhe konkurenca gjithnje sjell partnere konkurues dhe me te dobishem dhe me cilesore se keto

  2. Kushtet e BE per qeverine shqiptare duhen pershendetur. Shqiptaret te bejne presionin maksimal ndaj çdo qeveria per tu plotesuar keto kushte, qe ne thelb jane dhe deshira e shqiptareve per nje shtet normal evropjan.

  3. po pse i dashur doktor keto 13 kushte nuk mund ti beni per te miren e popullit shqiptar………kater veta keni ne dore shqiperine 1- sali berisha 2-edi rama 3- lulzim basha 4- ilir meta pike. cfare doni ju si politikane qe te behet shqiperia nuk e kuptoj eshte e thjeshte fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *