• |
ide | kryesore

Mori peng të birin, lihet në burg babai me probleme mendore

Lajme, Të fundit



Ndaj Admir Duros, 42-vjeçarit që mbajti peng djalin e tij për orë të tëra, u vendos masa e ‘arrestit me burg’.

Gjykata vendosi masën që kërkoi prokurori Olgert Rumnici, ndonëse pala mbrojtëse kërkoi caktimin e një mase më të lehtë sigurie për shkak të gjendjes së tij të rëndë të shëndetit mendor.

Por kjo nuk u mor parasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa.

Dhe në sallën e gjyqit, Duro ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, por për shkak të mos kryerjes së vizitave mjekësore nuk ka pasur prova për t’u paraqitur në gjykatë që dëshmojnë këto probleme.

Ngjarja për të cilën akuzohet Duro ndodhi tre ditë më parë në lagjen “30 Vjetori”, ku 42-vjeçari mbajti peng për orë të tëra djalin e tij 17-vjeçar nga frika mos e braktiste. Më pas, ai hipi në soletën e pallatit, ku për më shumë se tre orë kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë.



1 Comment

  1. Rilindasit janë injorantë si komunistët e 1944 që shkatërruan dhjetra biblioteka private dhe të institucioneve fetare.

    Nuk është rastësi që afërsisht në një vit të ketë dy herë dëmtime të Bibliotekës Kombëtar.

    Aq sa u dënua ndonjë komunist në 1945 për shkatrrimin e vlerave unikale kombëtare, po aq mund të dënohet ndonjë rilindas sot.

    Ishalla nuk përsëritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *