• |
ide | kryesore

Rama publikon shifrat e të punësuarve për 4 vite, bie ndesh me deklarimet e ministrit Ahmetaj

Lajme, Të fundit
Edi-Rama-Arben-Ahmetaj.jpg



Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, me shifrat e të punësuarve. Rama thotë se shifrat janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013, maj 2017 dhe maj të këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore.

Nga grafiku i publikuar prej tij, vihet re se nga viti në vit, numri i të punësuarve është rritur.

“Me këto shifra krahasimore të të punësuarve (në sektorin jobujqësor), që janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013 , maj 2017 dhe maj i këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Republikës së Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas grafikut, në vitin 2013 kanë qenë 465.494 të punësuar, ndërsa në vitin 2018, shihen 673.640 të punësuar, pra rreth 210.000 të punësuar në 5 vite. Ndërkohë në fushatë, nga Durrësi, Ahmetaj tha se janë hapur mbi 230 mijë vende vetëm në mandatin e parë dhe s edo të hapen 220 mijë në të dytin, shifra këto që bien ndesh me këto të cilat ka publikuar Rama sot.



2 Comments

  1. ka punsuar geron dhe agron xhafen,ervin roshin,elvis roshin,enver roshin,elvin roshin,mark frrokun,oreng frrokun,agron frrokun,bardhyl frrokun,tom frrokun dhe sa emra tjer i ka nja 17 me duket si artur bushi,kan punsuar edi qelbsir ramen edvin ramen,olsi ramen,zaho ramen,linda ramaen,gregor ramen,kolek ramen,kokain ramen,kanabis ramen etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *