• |
ide | kryesore

Revista gjermane: Shqipëria është vendi ideal për kampet e refugjatëve

Lajme, Të fundit
Raporti


Libia nuk ka pranuar ngritjen e kampeve të refugjatëve në tokën e saj, ndërkohë që opsioni më i mundshëm vazhdon të mbetet Shqipëria. Pavarësisht se qeveria shqiptare e kundërshton me forcë, mediat gjermane vazhdojnë të shkruajnë se Shqipëria është vendi më i mundshëm për ngritjen e këtyre kampeve.

Revista Focus shkruan para pak orësh se kjo ide është diskutuar edhe gjatë samitit të fundjavës për çështjen e emigrantëve.

Revista liston edhe disa arsye se përse Shqipëria është vendi më i mirë për këto qendra azilantësh.

-Vendi. Shqipëria gjendet në Mesdhe, por edhe pranë rrugës ‘klasike’ të emigrantëve drejt Europës. Ajo do ishte vendi i duhur për shkarkimin e anijeve me refugjatë.

-Stabiliteti. Ndryshe nga vendet e Afrikës së Veriut, në vendet e Ballkanit Perëndimor ka struktura demokratike të qëndrueshme.

-Negociatat e pranimit. Megjithëse nuk është pjesë e BE, mbi Shqipërinë mund të ushtrohet presion politik për vendosjen e qendrave të azilit. Negociatat e pranimit mund të shërbejnë si levë e mundshme për BE-në.

-Rregullat e azilit nuk vlejnë në Shqipëri. Ky është një tjetër avantazh. Për shkak se Shqipëria nuk është pjesë e BE, rregullat e Shengenit nuk vlejnë. Kjo do të thotë që kontrolli në kufi është i mundshëm.

-Bashkëpunimi aktual. Shqipëria bashkëpunon në shumë fusha me BE, mes tyre edhe për çështjen e kontrollit të kufinjve përmes agjencisë Frontex.

-Kushtet njerëzorë për emigrantët. Agjencia e OKB për refugjatët thotë se emigrantët trajtohen mirë në Shqipëri. Edhe ky është një sinjal se Shqipëria është vendi i duhur.

Por revista shkruan se kundër marrjes së refugjatëve flet skepticizmi i popullsisë.

“Në popullatën shqiptare është e qartë se nuk pranohet ideja e mbërritjes së refugjatëve, qoftë edhe për kontrollin e kërkesave për azil dhe rishpërndarjen në BE. Në këtë kontekst, opozita shqiptare po e përdor këtë temë për të ushtruar presion mbi qeverinë e Edi Ramës- me pohime pjesërisht groteske.

Ish-kryeministri Sali Berisha e akuzon qeverinë se do të sjellë në vend 600 mijë terroristë të Shtetit Islamik. Politikanë të tjerë të opozitës kanë nxitur debatin ksenofobik se qeveria dëshiron t’i bëjë shqiptarët pakicë në vendin e tyre.

Qeveria Rama i hedh poshtë këto akuza. Por supozoni se Brukseli do i kërkojë Shqipërisë të ngrejë qendrat e azilit: Presioni i brendshëm politik dhe debati i helmuar për emigrantët do e bëjë Ramën të paaftë prë të pranuar një ofertë të tillë pa humbur fytyrën”.


6 Comments

  1. qelbsiristani i krymbave te stalinit e jashteqitjeve te mao LUU ce dunit,dhjerjeve te popoviq bastardeve ruqi,rama dhe ata qe i votuan keta nuk meritojn pos qelbesira edhe me te flliqura si vet,pra taleban,isis etj.

    1. gjithmone idealizmi i zgjilljes se problemit ,dhe interesit gjindet ,jo brenda vetes por jashte vetes per prendimin ,keto idealizma zgjilljesh per politikat e interesit filluan ,me coptimin etnik, shqiptare ,pataj gjitha sistemet e organizimit te jetes ne vend ,ku per pasoje keto sisteme jasht ralitetit kan krijuar nje ralitet te ri kunder nesh ,qe me lehtesi kushdo ,mund te akuzoj se i kan kriminalizu ,kushdo mund ti mbajne nen presion ,kushdo mund ti ndeshkojne,sepse ju kan ndal zhvillimin mbytur ne borxhe ,dhe mund ti grabisin pushtojne shesin dhe bejne cfar te duan me kombin shqiptare,ne kete kohe zgjillje per gjithcka per te fortin eshte i dobeti,kan mbi 15 vite qe na genjejne shkatrroni industrin ne fillim te demokracis se ju sjellim cekun e bardhe e shklatrruam po futemi ne evrope ,prisni fillojne kushtet zhvishni grat,i zhveshem ,tani lejoni martesen te te njejes gjini e bem urreni fen tuaj e bem po cfar ndolli tani qe shkatrruan dhe kriminalizuan coptuan dhe moren me koncesion shpopulluan varesuan u llan te drejta minoriteteve me shum se shqiptareve etnik ne trojet e veta shkatrruan familjen dhe shiten gjithcka me frymen e prendimit ,kalvari i shpopullimit korrupsionit dhe mashtrimit vazhdon mbi kombin shqiptare prisni beni dhe keto veprime se ne 2o19 do fillojme procesin per antarsim ,edhe gomari kur i mbarohet bari ushqimi e kupton dhe fillon e bertetqet shqelma jo me njeriu o kombi im a kuptoni nje gje qe keto ulleheqes per 1 shekull nuk i zgjollem ne a shikoni ne ndonje komb sic ndolli dhe po ndolle me ne per 1 shekull ku udheheqesit nuk bejne asnje veprim qe cenon interesat e vlerat popullit pa referendum,,shikoni anglin per te dalur nga bashkimi evropian beri referendum ,pa shikoni keta ne cdo reforme a vendimarrje qe cenohen interesat e kombit ,keta nuk pyesin popullin ndersa levizin si perfaqsuesit tone,te denje,kjo levizje me refugjatet eshte ideale per evropen per te ndryshuar demografin e shqiptareve ,dhe mbyllur problemet e kostove historike qe na kan sjellur ,sepse duke ndaluar zhvillimin ,me mekanizma imponues ligjore imponojne shpernguljen e shqiptareve dhe zevendesimin me kombe tjera dhe keshtu ato mbyllin problemet 1 shekullore me shqiptaret sepse ska kush kerkon te drejta me,koha thrret ne skene diasporen ,prisit fetare atdhetare ,qe nga mbare kombi te mblillen perfaqesues popullore dhe vendosim fatin tone kjo nuk eshte klasa politike qe na perfaqson ,keta na kan grabitur dhe ngarkuar me borxhe ,pa na pyetyr gje qe kudo ne bote nuk ka te drejte qe dikush te shklas te drejten e tjetrit se mban pergjegjsi,,jep llogari ,ne si komb nuk i detyrohemi kujt per boxhet dhe padrejtesit qe keta bejne ndaj nesh, keta skan lillje me ne ,dhe ketyre gjith sebashku duhet tua heqim te drejten e perfaqsimit tone ne keshtu prendimi nuk na hyn ne pune perderi sa me te madh solli demin se dobin ne mezin tone ,keto levizje qe behen tani ,jane fundi jone asimilimi jone ,kemi te drejten si cdo banore i tokes te mbrojme dhe perfaqsojme me cdo cmim te drejtat dhe vlerat tona ,ne nuk jemi ato qe mund te paguajm kostot e politikave te askujt ,tashme cdo ceshtje per nje shekull u zbardhe e verteta qe ndaj shqiptareve prendimi ,ndoqi politika antishqiptare ne menyre te organizuar permes forces me coptimin ,permes manipulimit mashtrimit korrupsionit tani permes imponimit presionit ,jo zoterinj ua them hapur te gjitheve ate cfar se pranoni tua beje dikush ,mos mendoni se tjeret do tua pranojne tua beni ju,,perderi sa jeni angashuar per nje shekull ashper pa u ndalur ne padrejtesi ndaj lindjes se meseme dhe ballkan kostot dhe cmimin mbajeni ju ,ju po eklipsoni nje rreagim totalmbar kombetare per gjithcka kleni bere dhe instaluar nder ne mendimi im eshte mbar kombi te ngrihet pa parti dhe te marrin ne dore fatin e vet ne unitet mendimi dhe veprimi perderi sa shteti dhe drejtesia per kombin shqiptare ka humbur kuptimin nuk funksionon ,ky eshte mendimi im nese dhe gjith bashkombasit e mije ndajne te njejtin qendrim qe te ndahemi nga padrejtesit dhe rrenjet e saje ne mezin tone

  2. Sapo Austria te marri presidencen e rradhes ketu do zbarkojne anijet me afrikane dhe jo vetem siriane. Gjermania dhe austria jane dakort, por nuk ka tmrene dakort me francen qe eshte kundra italise qe nuk merr persiper detyrimet qe vijne nga konbentat nderkombetare per emigrantet.

  3. Sa komentues te informuar gjen ketu. Cohet tjetri nga gjumi i drekes, dhe na tregon endren qe ka pare.

  4. Nuk eshte cudi qe po ta shikosh dhe nga menyra se si eshte shkruar teksti keto portale paguhen nga PD-cka qe tashme dihet se nuk e ka per gje ta beje nje veprim te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *