• |
ide | kryesore

Sekuestrim dhe hetim pasuror për porositësit 3.4 milionë eurove

Lajme, Të fundit



Pasuria e Alfred dhe Elvis Vladit, kushërinj të shpallur në kërkim si porositësit e 2 Toyotave ku u gjetën rreth 3.5 milionë Euro, do të jetë subjekt i ligjit Antimafia.

Burime nga Policia e Shteti sqarojnë se do të vihen nën sekuestro pasuritë e tyre llogari bankare dhe pasuri të tjera të paluajtshme. Të dy kushërinjtë nga Dibra janë arratisur dhe dyshohet se kanë dalë jashtë vendit.

Ndër pasuritë e tyre është dhe një agjenci për dhënien e makinave me qira e cila ndodhet në Laprakë. Ajo ndodhet në rrugën ‘Lord Bajron’ dhe përkon me adresën që Alfred Vladi ka dhënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Prej të paktën dy ditësh, agjencia qëndron e mbyllur dhe dy kushërinjtë Vladi nuk janë nuk janë parë në këto ambiente. Oficerët janë duke verifikuar edhe pasuritë e familjarëve të afërt të tyre për të parë nëse ata i justifikojnë ato.

Në sitën e hetuesve do të kalojë dhe pasuria e 4 të arrestuarve të tjerë Agim Çeka, Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri. Ky i fundit ka në pronësi një servis pranë zonës së bregut të lumit në kryeqytet. Katër të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e merkurë dhe mësohet se Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për ta.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rrëfimi i të arrestuarve: 3.4 milion eurot ishin të kushërinjve Vladi 



8 Comments

  1. Basha ende nuk ka mbyllur ende llogaritë me drejtësinë. Akuzohet për vjedhjen e 230 mln euro-ve në “Rrugën e Kombit”. Iu shmang drejtësisë me raporte mjekësore.

  2. Taulant Balla nuk është përfolur kurrë për asnjë lloj afere që prej ditës së parë që ka qenë deputet. Sulmi i orkestruar nga PD për të hedhur baltë mbi figurën e tij, i pabesueshëm.

  3. Tymnaja e radhës. Tenton të mbulojë me shpifje aferën e tij për lobim kundër interesit të Shqipërisë, për mos-hapjen e negociatave.

  4. I pabesueshëm. Ndaj Partisë Demokratike rëndon një faj i madh. Departamenti Amerikan i Drejtësisë fakton paratë e hedhura nga kjo parti që Shqipërisë të mos i hapen negoviatat ndërsa nga ana tjetër Basha kërkon të shkaktoj diversion duke shpikur akuzën e radhës.

  5. Si mundet të flasë një politikan si Lulzim Basha për korrupsion kur mbahet mend si ministri me rekordet më negative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *