• |
ide | kryesore

Kuvend/ Rama ironizon opozitën, por nguron të flasë, përdor vetëm 10 nga 50 minutat që kishte në dispozicion

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi me opozitën ditën e sotme, pas akuzave të kësaj të fundit se dështuam në hapjen e negociatave. Kreu i qeverisë thotë se Komisioni Europian nuk ka dërguar gjë tjetër vetëm se urime e vlerësime.

Opozita jonë është e vetmja që thotë se ne dështuam, ndërkohë që Komisioni Europian mbështet vendimin që miqtë e partnerët e Shqipërisë na urojnë, e vazhdojnë edhe sot komunikojmë me ne për të na uruar. Po ne s’merremi me ju, se kemi pambarimisht punë për të bërë. Nuk i mbajmë më këta në kurriz, boll jemi bërë pjesë e këtyre. Se njerëzit habiten për çfarë diskutohet këtu, për çfarë flasin këta. Ne do ju lëmë në punën tuaj, dhe ne do vazhdojmë në punën tonë, të ecim përpara se ka shumë sfida për të kaluar. Sot kam marrë ftesën bashkë me kryeministrin maqedonas, dhe të nisim bisedimet për punët përgatitore për hapjen e negociatave. Këta thonë jepni dorëheqjen. Ne kemi datën për negociatat, këta thonë jo, se qershorin e kanë problem, se në qershor i pësojnë të gjithë ato goditjet. Qershori është hija që ju ndjek dhe do ju ndjekë nga pas, dhe qershori tjetër do vijë, një rrugë e dy punë: t’ju rregullojë mirë siç e meritoni dhe të hyjmë në procedurat përfundimtare për hapjen e negociatave. Është fatkeqësi që s’kemi opozitë as për ekonominë, as për punësimin, as zhvillimin rural, arsimin e turizmin” – tha Rama.

Por përpos debateve me opozitën, Rama duket sikur e ka braktisur Kuvendin. Ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër edhe pse bëhet fjalë për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019, gjë të cilën Rama e shiti si një arritje të madhe. Kryeministri kishte 50 minuta në dispozicion, por përdori vetëm 10, duke lënë të kuptohej se nuk donte të rrinte më në sallën e Kuvendit.


1 Comment

  1. jashteqitje serboruse esht rama ngjizur ne shen petersburg ku ju nderrua sperma kristaq rames e lindi bastardi rama mjafton qe gr te ha mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *