Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për çështjen e shtyrjes së negociatave, ku nuk ka lene pa sulmuar kryeministrin Edi Rama por dhe nderkombetaret.
Ajo u shpreh se opozita ka qenë në unison dhe iu ka kërkuar ndërkombëtarëve hapjen e negociatave.
Sipas saj njeriu më i lumtur për mos hapjen e tyre është kryeministri.
“Opozita në mënyrë unisone i ka çuar letër komisionerit Hahn për hapjen e negociatave. Vendimi për negociatat s’ka të bëjë me Ramën, ishte për shqiptarët.
Njeriu më i lumtur për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Vetë Ramës nuk i intereson. Hapja e negociatave do të thotë rregulla për qeverisjen.
Reagimi i këtij njeriu…Ose ky nuk është normal ose është djalli vetë. Nuk e shoh entuziazëm por më shumë një cover për të mbuluar një realitet të hidhur.
Edhe ndërkombëtarët janë pak shkaktarë të situatës në Shqipëri.
Për hir të së vërtetës 8 kushte që na janë vendosur opozita ka më shumë se 1 vit që i artikulon por në institucionet ndërkombëtare raportet nuk kanë qenë të sakta”, tha kyetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Shprehje e goditur