• |
ide | kryesore

Shikoni pamjet, arrestohet i riu që tentoi të korruptonte policin rrugor (VIDEO)

Lajme



Në Tiranë është goditur një tjetër rast i tentativës për të korruptuar policinë.

Raportohet se nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës u arrestua në flagrancë 23-vjeçari Pando Ç., banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u kap duke kaluar semaforin me të kuqe, dhe tentoi t’i jepte policit rrugor 20 mijë lekë të vjetra për të shmangur gjobën.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, polici rrugor njoftoi punonjës të policisë së rendit për ta shoqëruar atë në komisariatin nr.4 për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *