• |
ide | kryesore

Shqipëria e fundit për zhvillimin ekonomik, por në krye për çmimin më të lartë të naftës

Lajme, Të fundit


Shqipëria renditet në tre vendet e fundit të Europës për nga zhvillimi ekonomik, por ka një tregues ku ajo konkurron me ekonomitë më të pasura të planetit, ai është çmimi i lartë i naftës. Sipas Global Petroleum Prices aktualisht Shqipëria është vendi i 13-të me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Qytetarët shqiptarët paguajnë mesatarisht 178 lekë ose 1.65 dollarë për një litër naftë, kur në Gjermani, Austri apo Holandë, çmimi është dukshëm më i ulët, arsyeja e këtij absurdi është qeveria.

“Sepse sistemi i taksave që ne përdorim në karburante është më i larti dhe kemi disa taksa të veçanta që nuk aplikohen në vende të tjera. Çmimi lartë vjen nga taksat që përfshihen në kosto” shprehet për Top Channel Luigj Aliaj, Shoqata e Hidrokarbureve.

Në çdo litër naftë, që paguhet rreth 180 lekë, mbi 100 lekë shkojnë për qeverinë, ndërsa pjesa tjetër është kosto për naftën. Kjo bën që çmimi të mos ulet asnjëherë edhe sikur nafta në bursa të shitet falas.

“Nafta me çmimin që del sot nga bursat ndërkombëtare përfshirë transportin, shpenzimet e shpërndarjes dhe fitimin e kompanive ka një çmim mes 70-75 lekësh, gjithë pjesa tjetër është taksa”, shprehet Luigj Aliaj.

Por me gjithë këtë barrë të rëndë, qeveria vazhdon të shtojë taksa mbi karburantet, tani edhe përmes koncesioneve. Më e reja pritet të vijë shumë shpejt.

“Së fundmi po përgatitet edhe një taksë që do i kalojë privatit, për kontrollin e pompave të karburantit, e cila do të jetë një kosto shtesë për çmimin e lartë”, shton Luigj Aliaj.
Shumë ekspertë thonë se çmimi i lartë i karburanteve ka dëmtuar jo pak ekonominë duke i bërë bizneset shqiptare më pak konkurruese krahasuar me ato të vendeve të ngjashme fqinje, ku nafta kushton shumë më pak si në Maqedoni ku çmimi i naftës është mesatarisht 130 lekë./Tch


1 Comment

  1. sepse duhet te paguani ter dasmat e qelbesir rames,erionka velines,brekt e xhelilit,shtratin e roshit ku ju perdhunon femijet e mitur ne grup,zyrat e koqos ku bej treshe me nenat e motrat tuaja.pastaj rames i duhen 3 mij euro kokain,po kaq tahirit.ku ti marr qelbi rama pos nga qmimi i naftes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *