• |
ide | kryesore

Teatri/ Kush ia ndryshoi mendjen Rajmonda Bulkut? (Krahasimi me Video)

F1, Paparazzi



Ndryshe nga 19 vite më parë, aktorja e njohur Rajmonda Bulku mendon se godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar duhet shembur.

Ajo deklaroi në emisionin ‘Arkapia’ se duhet të ndërtohet një teatër i ri me çdo kusht.

“Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër, moj shpirt. Nuk ka rëndësi fare se çfarë.” – u shpreh Rajmonda Bulku në emisionin ‘Arkapia’ të Elsa Demos. (video 1 poshtë) 

Por, në vitin 1999, kur Edi Rama ministër Kulture kërkoi shembjen e Teatrit Kombëtar, Rajmonda Bulku shprehej kundër.

“Ne jemi disa artistë që duam të punojmë dhe duam një argument. Përse duhet ta shembësh këtë teatër? Kur, nuk e rregullon pak dhe ne të vazhdojmë punën derisa të bëhet një teatër i ri. Ne duam vetëm kaq. Ministri foli shumë dhe nuk tha asgjë” – shprehej Rajmonda Bulku në vitin 1999, pas takimit të artistëve me Ramën. (video 2 poshtë) 

©LAPSI.AL 

 

 



3 Comments

  1. Keto shkojne pas -KOCKES-kush ju hedh koceken me te madhe si ata kelyshet e bushtrave u sulen menjehere,Kurse -Nafijet–naaaffiijjettt-Bar hane dhe idealet e partise nuk i shesin-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *