• |
ide | kryesore

“Uruguaji e pa cfarë mund të bëjë Mbappé”, paralajmëron Deschamps

Rusi 2018, Sport



Në konferencën e shtypit në vigjilje të ndeshjes kundër Uruguait, trajneri i Francës Didier Deschamps u kthye të flasë për performancën e jashtëzakonshme të Mbappé kundër Argjentinës. Ylli i Paris SG shënoi dy herë ndaj Albiceleste si dhe fitoi penalltinë që hapi serinë e golave francezë.

“Është shumë e mirë ajo që bëri: një ndeshje që hodhi më shumë dritë mbi atë që Mbappé është i aftë. Të arrish të bësh gjëra të tilla në një ndeshje si ajo, të ngre në një tjetër nivel. Ka patur kohë të mjaftueshme për të kaluar euforinë. Uruguaianët kanë parë atë që Kylian është i aftë të bëjë, dhe tani i takon atij të përsërisë vetveten. Megjithatë Mbappé ende po mëson, sepse pavarësisht gjithckaje është një lojtarë me moshë të re, dhe këta të fundit duhet ende të mësojnë”.

Ndërkohë në kampin kundërshtar është ende e paqartë prezenca e Edinson Cavanit. Me dy golat që shënoi sulmuesi i PSG i dhuroi fitoren Uruguait ndaj Portugalisë, por në minutën e 74′ u detyrua të linte fushën e lojës për shkak dëmtimi.

“E kam përgatitur skuadrën time me idenë që Cavani do të luajë. Por këtë do ta marim vesh vetëm një orë përpara ndeshjes. Por ka opsione të tjera me Stuani ose Rodriguez. E kam përgatitur skuadrën me disa opsione. Cavani është Cavani, është një lojtar i nivelit botëror. Megjithatë mungesa e tij nuk do të ndryshojë pamjen e skuadrës. Cilësia e Cavanit është sigurisht më e lartë se e shumë sulmuesve të tjerë, por kjo nuk do të thotë që të tjerët nuk kanë cilësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *