• |
ide | kryesore

FOTO/ Rusia feston me heronjtë e rinj, Putin telefonatë konfirmuese për Cherchesov

Rusi 2018, Sport

E eleminuar në cerekfinale vetëm pas goditjeve të penalltive nga Kroacia, Botërori i Rusisë përfundoi me një zhgënjim të madh. Por kjo nuk vonoi ti linte hapësirë një krenarie, për një turne në të cilin përfaqësimi i skuadrës dhuroi kënaqësi të mëdha një Kombi të tërë.

Falenderimi për futbollistët e udhëhequr nga tekniku Stanislav Cherchesov ka ardhur nga presidenti rus Vladimir Putin, që e ka telefonuar personalisht trajnerin për ta përgëzuar: “Më ka telefonuar pak pas ndeshjes – konfirmoi Cherchesov – e na përgëzoi për përfaqësimin e jashtëzakonshëm. I thashë që ishim të zhgënjyer, por ai mu përgjigj se duhet të mendonim menjëherë për të ardhmen”.

Një turmë madhështore, prej rreth 25 mijë personash, është mbledhur në Sparroë Hills për të festuar bashkë me Golovin e të tjerët, që sapo kanë kaluar hidhërimin për daljen me penallti ndaj Kroacisë, kanë ndjerë përqafimin e një populli të tërë. Asgjë më shumë nuk flet se vetë fotot, për të treguar emocionet që ka përjetuar skuadra.

1 Comment

  1. vetem ruset,serbet e rama ju bejn festa humbjeve.serbet humben ne betejen e fush kosoves para 500 viteve dhe ende e festojn,rusia humbi nga kroatet keta stalinist festojn dhe rama nuk morri be por festoj.a ka me bastard njerz se keta leninist,stalinist,putinist n bot jo,por ne shqiperi po kemi edvin ramen qe esht nji lenin,stalin,vuqiq,erdogan,putin e enver ne nji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu