• |
ide | kryesore

20 kg kanabis në Athinë, policia greke arreston 3 shqiptarë

Lajme
policia_greke1.jpg



Policia greke e rajonit të Atikës ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptarësh që trafikonte dhe tregtontë drogë.

Dje, tre shqiptarë, 18, 33 dhe 43 vjeç, anëtarë të së njëjtës bandë, u arrestuan në Athinë dhe Koridhalos.

Po ashtu, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Atyre iu gjetën 20 kg kanabis, tre peshore precize, 250 euro, tetë telefona celularë dhe 13 celësa shtëpie.

Të arrestuarit janë dërguar sot në Zyrën e Prokurorit Publik të Athinës, raportojnë mediat greke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *