• |
ide | kryesore

Hiqen 1 mijë shezlone pa leje në Velipoje, bizneset sherr me FNSH

Lajme, Të fundit



 

Policia Bashkiake e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës duke bllokuar mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje në hapësirën publike në vijën bregdetare. Në operacion kanë qenë 150 forca policie.

FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë objektet. Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij.

Në krye të operacionit ishte drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, ndërsa Nikoll Marku e ka akuzuar se kishte ardhur me urdhër politik, por ai u shpreh se mbërriti në Velipojë me kërkesë të bashkisë së Shkodrës për ta mbështetur. Pas debateve policia ka sekuestruar shezlonet, ndërsa operacioni do të vijojë edhe në biznese të tjera, që kanë zënë hapësirën publike në plazhin e Velipojës.

Debati në Velipojë gjatë natës për bllokimin e shezloneve

Nikoll Marku: Bashkia nuk është këtu, duhet të vijë bashkia përpara. O vëlla ju keni ardhur politikisht për të na rënë, ne partisë Demokratike, 50 vite kemi duruar, edhe 500 vite durojmë, edhe një vit durojmë, prapë se prapë do të jemi ne këtu, po ju?

N/ drejtori i Policisë Shkodër: Në këtë moment do të vijnë bashkia, kemi ardhur për t’i mbështetur, ja do i marr tani në telefon

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Kemi bërë një marrëveshje për t’i paguar të gjitha taksat

N/ drejtori i Policisë Shkodër: Ju mendoni se kam ardhur për qejf këtu, mua më ka sjellë bashkia këtu

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Është terrorizëm të vish me armë këtu

Nikoll Marku: Ti ke ardhur politikisht, këtu të vijë kryetarja, ke ardhur gabim, nuk fillohet në mes, por mare

I afërm i Markut: Unë kam nënshtetësinë shqiptare edhe për pak ditë, a mendoni se të gjithë këta kriminelë i kanë vendosur sot çadrat, nëse ju më jepni këtë përgjigje?

N/ drejtori i Policisë Shkodër: Këtë zgjidhe me shtetin

Nikoll Marku: Po kush është shteti këtu? Ju jeni shteti

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po jemi duke punuar more burrë, nëse e bëni këtë veprim në maj dakord

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Unë do të bind ty, se jam në kohën e duhur. Ti i ke me gjak dhe me i mbajt me gjak dhe do të jesh njeri i respektuar nëse zbaton ligjin, nëse nuk e zbaton…

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Ligjin e kam zbatuar

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Po nëse keni zbatuar ligjin pse i mblodhët?

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): I mblodha pasi e di se kush jeni ju

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Zoti Nikoll ka përfunduar koha, që unë unë apo ti të detyrojmë pa ligj, ka një kohë, unë veproj vetëm me ligj

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po në 2 të natës vjen policia

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Ne kemi autorizim, shko ankohu ku të duash, ti ke hallin a do të jetë bashkia

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po bashkia nuk ka ardhur

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Nëse jeni të paqartë, posta e policisë është atje, ju pres atje, ju që i keni sjellë këta njerëz

Nikoll Marku: Këta janë komshinj, janë turistë

Një qytetar: Ne jemi mbledhur për ditëlindje

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Edhe 100 të tjerë. Por pronari kush është?

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Unë jam

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Nëse je i paqartë, të të sqaroj në polici

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Nëse do të më arrestosh vij që tani, por nuk ke se cfarë më sqaron, a duhet të më sqarojë bashkia mua?

Nikoll Marku: Keni ardhur gabim, ku është bashkia? Që jeni në mbështetje të saj?

Tregtar: Nuk jam njoftuar si tregtar, kam bërë kërkesë që në 15 maj, por deri sot 11 korrik, asnjë nga bashkia e Shkodrës nuk ka ardhur, sivjet ma kanë zënë, nuk jam as i butë, por as i egër, ma kanë zënë me forcë, kryebashkiakja nuk ka ardhur për ta liruar

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Për këtë punë kemi ardhur

Tregtar: Po unë jam dëbuar, sot duhet të ishte një përfaqësues i bashkisë së Shkodrës këtu



2 Comments

  1. Yes, pune shume e mire pa behet.
    Ndaloni keta idjota qe bejne sikur kane kapur qillin me dore, se jane bere milionere duke korruptuar e duke mos paguar detyrimet e shtetit, dhe plazhin e kane bere pjese private..

    Problemi filloi qe kur zbriti maloku ne kryeqytet, u be qeveritare, dhe futi mentalitetin e vjedhjes, dhunes, korrupsionit dhe e beri shtetin pjese private ku mentaliteti i vjedhjes dhe shkaterrimit te shtetit u be ligj.

  2. Qe pas vitit 44 me ardhjen e te kulturuemeve ne TIRANE, duke e pushtuar, e duke i nxjerre nga banesat qytetaret tirana, u vendos drejtesia. Keta kultivuan vjedhjet, kurverine, poshtersine, e vrasijet politike. Keta qe me bemat e tyre sot i kena kudo ne cdo fill te pushtetit e politikes, keta bandite qe se kane dashur kombin, por gjithemone kane futur percarjen _ jug_ veri, sot po na bejne politike e ekonomi. Maloke ke kudo more i degjeneruar shpirterisht, e mos harro se nga vendi i ;;malokut;;; ke marre drite,, ke marre miniera, ke marre pyjet, ke patur ajrin e shqipes krenare, kane qene atdhetare e luftetaret me trima qe nga koha e skanderbegut e deri ne kohen kur baballaret tuaj pro serbe e shiten nderin e shqiptarit, ashtu sic po e shet ky udheheqesi tuaj korofillak. Veriu, e maloket nuk jane shitur, e blere nga tradhetaret apo greket, e sllavet, andaj ju qe bemi ndasi jeni koka e qelbur e kesaj rilindje, qe mesa duket se kushedi ku doni ta coni kete shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *