• |
ide | kryesore

Shiste kokainë në pikën e llotos, arrestohet pronari në Kavajë/VIDEO+EMRI

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë pronari i një pike llotoje. Policia e Kavajës bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e: Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).

Ky person në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, në pikën e llotos së tij u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje. Ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 4 kompjuterë lojërash fati
– 21 doza lënde narkotike e dyshuar kokainë
– 45 fishekë model 56
– 15 fishekë model “Parabelium”
– 9 fishekë model 54
– një sasi në lekë dhe dollarë
– peshore elektronike
– 6 aparate celularë
– mjeti tip “Ford”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *