Bebe Rexha ka vendosur të flasë hapur për peshën e saj.
Ditën e djeshme Bebe ka publikuar në Instagram një foto të sajën e përbri saj shkruan:
Më falni por mu desh ta bëja! Po kam shtuar peshë, sepse jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur ha karbohidrate prapanica ime bëhet e madhe. Dhe e dini çfarë? E dua prapanicën time të madhe!!!! Jo çdo këngëtare do të jetë e masës 0, e dobët dhe me pamje prej modeleje. Nëse kjo është ajo që doni nga unë, s’keni për ta marrë. Jam lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time”- ka shkruar ajo përbri fotos.